Kosova
Maas kërkon që dialogu mes Serbisë dhe Kosovës të rinisë menjëherë

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, nga Beogradi ka bërë thirrje për vazhdim të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Maas ka thënë se “tash është momenti i duhur për rinisje të dialogut”, pas bllokimit që nga muaji shtator.
“Të dy shtetet kanë mbajtur zgjedhje të përgjithshme dhe kanë formuar qeveri me shumicë stabile”, ka thënë ai në konferencën për media, një ditë pas vizitës që pati në Kosovë.
Në anën tjetër, Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme të “sigurojë paqe dhe stabilitet afatgjatë”, duke arritur atë që ai e cilësoi si “zgjidhje kompromisi”.
Ai ka thënë se serbët dhe shqiptarët kanë nevojë për paqe që të arrijnë progres. Megjithatë, ka përsëritur se Serbia s’e njeh Kosovën shtet.
“Ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, por jemi të gatshëm të diskutojmë për të ardhmen e të gjithë rajonit në një mënyrë serioze dhe të përgjegjshme, duke arritur një kompromis, duke mbrojtur shtetin dhe interesat tona kombëtare, por në mirëbesim, në mënyrën më të mirë për t’u përpjekur dhe siguruar paqe e stabilitet afatgjatë”, ka thënë ai.
Disa nga propozimet jozyrtare në mediat në Ballkan kohëve të fundit kanë sugjeruar ndryshime kufijsh në Ballkan si pjesë të marrëveshjes, por kjo është refuzuar nga Bashkimi Evropian.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri