Integrimi
“Lulëzojnë” martesat e shqiptarëve për letra
Pasi shkurorëzohet nga gruaja e tij në Kosovë, Petriti martohet me Ursula H, një grua njëzet vjet më e vjetër se ai, nga Luksemburgu. Pasi kalojnë saktësisht pesë vjet vjen divorci. Dhe vetëm pas një muaji ai martohet sërish me ish gruan!
Gjithnjë e më shumë azilkërkues nga shtetet e Evropës Juglindore, duke ditur se kërkesa e tyre për azil do të refuzohet, po martohen me luksemburgas-e. Prejse Shqipëria , Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë shpallur nga BE-ja si vende të sigurta, në Luksemburg po “lulëzojnë“ martesat fiktive, shkruan luxprivat.lu.
Ministrat dhe kryebashkiakët ende nuk kanë dhënë ndonjë shenjë kundërshtimi, ndërkohë që edhe për laikët e çështjeve administrative është fare e lehtë të kuptohet motivi i këtyre martesave. Si shembull: Azilkërkuesi nga Kosova, Elez T., asokohe 26 vjeçar martohet me luksemburgasen 56 vjeçare Catherine H., transmeton albinfo.ch. Pas pesë vitesh ai shkurorëzohet nga ajo. Sepse saktësisht atëherë (pas pesë vitesh martesë) Elezi e merr lejen afatgjatë të qëndrimit në Luksemburg.
Vetëm tre muaj pas divorcit, ai martohet me një azilkërkuese nga një qendër azili, shkruan më tej portali i përmendur.
Ndërsa shembulli më markant në këtë drejtim, është ai i shqiptarit Petrit C. Në vitin 2010 ai, pas tri vitesh martesë, shkurorëzohet nga gruaja e tij në vendlindje dhe vjen në Luksemburg. Gruaja dhe vajza njëvjeçare mbeten në shtëpi.
Pas vetëm dy muajsh ai martohet me Ursula H, një grua njëzet vjet më e vjetër se ai, nga Luksemburgu, përcjell albinfo.ch. Edhe këtu mostra e njëjtë: pasi kalojnë saktësisht pesë vjet vjen divorci. Dhe vetëm pas një muaji ai martohet sërish me ish gruan! Ndërsa kulmi i kësaj afere: që në kohën sa ishte i martuar me Ursulën, Petriti ka nisur me ish gruan edhe një vajzë tjetër.
Në rastet sikur ky, alarmi duhej të ndizej te secili zyrtar përgjegjës. Por, as kryebashkiakët dhe as zyrtarët nëpër ministri nuk e lodhin kokën lidhur me shkurorëzimet e “çuditshme” që ndodhin saktësisht pas pesë viteve. Dhe me martesat me ish partneret, që pasojnë shumë shpejt pas kësaj! Reagime nuk ka ndërkohë Luksemburgu ka mundësinë ligjore për t`i dhënë fund kësaj tollovie.
Sipas ligjit, një personi të huaj mund t`i merret leja e qëndrimit kur të konstatohet se ai ka bërë martesë fiktive për të siguruar qëndrimin në Luksemburg, ose në rastet kur këta nuk jetojnë së bashku.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












