Koronavirusi: çast pas çasti
Lul Raka: Covid-19 nuk është lojë e iluminatit, ai është realitet
Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se shifrat e ditëve të fundit me Covid-19 tregojnë se ai është rikthyer fuqishëm.
“Shpërndarja në pjesën më të madhe në shumë komuna të Kosovës, në të cilat ditëve të fundit nuk ka pasur raste të reja me Covid-19, tregon se ne duhet të vetëdijesohemi më shumë. Na bënë të qartë të gjithë atyre se virusi është akoma këtu, gjithë atyre që po konsiderojnë se kjo është lojë e iluminatit e Bill Gates e OBSH-shejtanit e të gjithë të tjerëve, ky e virus është realitet sa më herët që ta kuptojmë”.
“Mesazhi është i qartë: të respektohen këshillat që i kemi përmendur për 3 muaj, të gjitha këto tashmë i dinë. Këto janë parime të thjeshta që duhet të zbatohen nga secili qytetar i Kosovës”.
“Ne duhet të mësojmë nga gabimet, duhet të respektojmë rekomandimet. Kjo shifër e sotit e ka kaluar 79-shin e para dy muajve, lehtësimi i masave është kuptuar se ka përfunduar virusi, ai nuk ka përfunduar, kujdesi duhet të vazhdojë pasi nuk ka ilaq as dhe vaksinë, derisa të gjenden këto duhet të jemi të kujdesshëm”.
“Këta numra shumë shpejt mund të na qesin nga sistemi. Këto 3 apo 4 ditë është rritur edhe numri i hospitalizimeve, nuk kemi pas raste për futjen e drejtpërdrejt në respitartor, kjo kërkese për futje në respitartor mund të pasojë ditëve në vijim pasi ka numër të rasteve”.
“Këta numrat e shfaqur nuk janë të sotit, janë numra të mos zbatimit të masave në 14 ditët e fundit. Duhet të kemi kujdes duhet t’i zbatojmë këshillat. Edhe në jetën praktike duhet ta kuptojmë realitetin sa më herët ta kemi të qartë, aq më lehtë do ta kalojmë”.
“Nga institucionet lirimi i masave që ka qenë gradual. Ai lirim duhet të jetë në bashkëpunim me secilin qytetar, rritja e fundit të rasteve është i mos zbatimit të masave parandaluese nga një shumicë e qytetarëve të Kosovës”.
“E kemi tërhequr vëmendjen se duhen të respektohen masat edhe në vend të punës, sepse virusi është rikthyer”.
“Rritja e numrit të rasteve ky është piku, e rrit edhe numrin e hospitalizimeve, kjo do t’i mbingarkojë edhe punëtorët shëndetësorë. Virusi është kthyer fuqishëm edhe ditëve në vijim do të kemi raste të reja”, ka thënë Raka në Edicionin Special të Klan Kosovës, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










