Lajme

Lufthansa, përsëri në grevë

Konflikti rrjedh nga çështjet e pazgjidhura që kanë të bëjnë me pensionet dhe kompensimin e punonjësve

Pas grevës së asistentëve të fluturimit, që u mbajt të premten, pilotët e Lufthansës tani janë gjithashtu në grevë.

Sindikata e pilotëve Vereinigung Cockpit u ka bërë thirrje anëtarëve të saj të marrin pjesë në një grevë 48-orëshe të hënën dhe të martën. Greva fillon në mesnatë të hënën.

Mosmarrëveshja prek jo vetëm markën kryesore Lufthansa, por edhe Lufthansa Cargo dhe degët e saj Eurowings dhe Cityline.

Kompania ajrore zvicerane Swiss dhe ajo austriake Austrian, që janë në përbërje të Lufthansa-s nuk janë të përfshira në këtë mosmarrëveshje pune gjermane.

Konflikti rrjedh nga çështjet e pazgjidhura që kanë të bëjnë me pensionet dhe kompensimin e punonjësve.