Lajme
Lufta në Ukrainë pritet t’i kushtojë Gjermanisë rreth 160 miliardë euro
Lufta në Ukrainë do t’i kushtojë ekonomisë gjermane rreth 160 miliardë euro ose rreth 4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), deri në fund të vitit.
Sipas kreut të Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK), Peter Adrian, PBB-ja për frymë në ekonominë më të madhe të Evropës do të jetë 2,000 euro më e ulët.
Industria përbën një pjesë më të madhe të ekonomisë gjermane krahasuar me shumë vende të tjera dhe sektori bazohet kryesisht në konsum të madh energjie, që do të thotë se kompanitë gjermane janë goditur veçanërisht rëndë nga rritja e çmimeve të energjisë, e cila vitin e kaluar arriti nivele rekord në Evropë.
Ky sektor do të paguajë rreth 40 për qind më shumë për energji në vitin 2023 sesa në 2021, përpara krizës së shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar. Aktualisht, çmimi i gazit është rreth tre deri në pesë herë më i lartë se në SHBA dhe energjia elektrike është katër herë më e shtrenjtë se në Francë. /Telegrafi
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










