Lajme
Lufta kundër AIDS dobësohet për shkak të shkurtimeve në buxhet, paralajmëron OKB-ja
Lufta globale kundër HIV/AIDS po përjeton “humbjen më të madhe në dekada”, paralajmëron UNAIDS, duke vënë në dukje krizën ndërkombëtare të ndihmës që ka shkaktuar një “tërmet” në vendet më të prekura nga kjo sëmundje.
“Reagimi global ndaj HIV ka pësuar goditjen më të madhe në dekada,” tha Winnie Byanyima, drejtoreshë ekzekutive e UNAIDS, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.
Duke prezantuar një raport të ri, Byanyima paralajmëroi për “pasojat shkatërruese të prerjeve brutale të buxhetit nga shumë donatorë ndërkombëtarë, të cilat kanë shkaktuar tronditje në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.”
“Ndërprerja e menjëhershme e financimit nga Shtetet e Bashkuara”
Ajo përmendi veçanërisht “ndërprerjen e menjëhershme të financimit nga Shtetet e Bashkuara” pas rikthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë më herët këtë vit, por theksoi se edhe donatorët e tjerë kryesorë kanë ulur ndjeshëm ndihmën e tyre publike për zhvillim.
“Prerjet janë dramatike dhe të gjera,” u shpreh Byanyima. Që nga fillimi i vitit, “ekosistemi kompleks që mbështet shërbimet për HIV në dhjetëra vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme është tronditur thellësisht.”
Drejtoresha ekzekutive e UNAIDS tha se është veçanërisht e shqetësuar për një “kolaps” të shërbimeve të parandalimit të HIV, duke paralajmëruar se pa masa adekuate mund të ndodhin “3.3 milion infeksione të reja” deri në vitin 2030.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra













