Shkurt.ch
Lucerni, letër Sommaruga-s: Të mos u njihet azili eritreanëve
Qeveria e Kantonit të Lucernit i ka shkruar letër presidentes së federatës, Simonetta Sommaruga përmes së cilës i kërkon që eritreanëve të mos u njihet më statusi i refugjatit
Më shumë se gjysma e atyre që kohëve të fundit po kërkojnë azil në Zvicër, janë nga Eritrea. Kjo ka ngjallur debat në Zvicër, duke ditur se, për shkak të situatës në vendin e prejardhjes, pothuaj të gjithë eritreanëve duhet t`u njihet azili. Gjithnjë më shumë paraqiten zëra në opinion, nga politikanë të djathtë dhe nga autoritetet se duhet përfunduar kjo praktikë.
Së fundi Qeveria e Kantonit të Lucernit është paraqitur me një kërkesë në këtë drejtim. Ajo i ka shkruar letër presidentes së federatës, Simonetta Sommaruga përmes së cilës i kërkon që eritreanëve të mos u njihet më statusi i refugjatit.
Shtimi i numrit të kërkesave për azil e vë në rrezik strehimin e azilkërkuesve, për të cilin janë bërë përpjekje që të ketë njüe nivel të pranueshëm, thuhet në letër. Një problem të veçantë paraqesin refugjatët që vijnë në Zvicër nga Eritrea. Ata e braktisin vendin e tyre për shkak të gjendjes ekonomike dhe kërcënimit me shërbimin ushtarak. Asnjëra nga këto nuk mund të pranohen si bazë për të fituar azilin.
Në letrën të cilën për qeverinë e Lucernit e ka shkruar ministri i shëndetësisë, Guido Graf (CVP) thuhet se vetëm gjatë korrikut, nga 167 azilkërkuesit e ardhur në këtë kanton, 122 janë nga Eritrea. Ky “fluks enorm nga një vend i vetëm” bën që të sillet në pikëpyetje vetë ideja e azilit. Me një praktikë tepër gjeneroze të njohjes së azilit po stimulohet një eksod masiv”, ka thëne Graf.
Ngjashëm me Qeverinë e Lucernit, shqetësimin me azilkërkuesit nga Eritrea e ka përshkruar edhe ministri në qeverinë e kantonit Schwyz Andreas Barraud (SVP). Në je intervistë dhënë gazetës “Schwyzer Urbote” ai thotë se kantonet duhet të bëhen bashkë dhe t`i japin një sinjalin qendrës në Bernë se azilkërkuesit nga regjione të caktuara nuk mund të pranohen më.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











