Integrimi
Luani mund të qëndrojë në Gjermani edhe një muaj
Autoritetet për të huaj i kanë ndarë atij dhe familjes një “Duldung” (status që nënkupton tolerim) për katër javë
Solidarizimi i gjerë i nxënësve dhe qytetarëve të tjerë të Lajpcigut me refugjatin 18 vjeçar nga Kosova, Luan Zejneli, duket se po i jep frytet e veta. Sa për fillim, Luani ka siguruar qëndrimin në Gjermani edhe për një muaj ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të më tutje .
Autoritetet për të huaj i kanë ndarë atij dhe familjes një “Duldung” (status që nënkupton tolerim) për katër javë, shkruan leipziger internet zeitung dhe mediat tjera gjermane. Para këtij vendimi, familja duhej të dëbohej më 23 shkurt (dje) në rast se nuk do ta lëshonte Gjermaninë vullnetarisht, transmeton albinfo.ch. Pastaj, për shkak të sëmundjes së rëndë, ishte toleruar nëna e Luanit ndërkohë qe ai vet duhej të riatdhesohej.
Por, siç është shkruar tashmë gjerësisht në mediat gjermane dhe në albinfo.ch, një shok klase nga gjimnazi ku ndjek mësimet Luani kishte iniciuar një peticion në ndihmë të riut. Sipas tekstit të peticionit, Luani, përveç që ishte integruar shumë mirë në klasë, i ka prindërit e sëmurë kështu që kthimi i tyre në Kosovë aktualisht do të ishte i papërshtatshëm. Rreth 5000 veta e kishin nënshkruar peticionin dhe rasti i Luanit ishte bërë shumë i njohur në gjithë Gjermaninë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










