Kultura
Lokarno: Alain Delonit, çmimi për vepër jetësore
Delon me shaka tha se çmimet e tilla u ndahen njerëzve që janë “me një këmbë në varr
Në Festivalin e Filmit që ka filluar të mërkurën në Lokarno, aktorit të njohur francez Alain Delon i është dhënë çmimi për vepër jetësore. nën brohoritjet e mijëra shikuesve në Piazza Grande, Delon 76 vjeçar është ngjitur në skenë për të marrë këtë çmim të rëndësishëm.
Duke iu drejtuar publikut, Delon me shaka tha se çmimet e tilla u ndahen njerëzve që janë “me një këmbë në varr”. Por, ai premtoi se nuk e kishte ndërmend të vdiste kaq shpejtë për arsye se dëshiron që edhe për një kohë të mërzisë edhe disa njerëz.
Duke folur për sekretin e suksesit të tij, Delon ka thënë se ai është i thjeshtë. Kur ai ka filluar me aktrim, atë e kishin zgjedhur regjisorë të mirë. Ndërsa më vonë, kur ai ka bërë emër, ka zgjedhur vetë regjisorët e mirë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










