Futboll
Lojtarët rrezikojnë shëndetin, duke luajtur në vapë
Efektet e ndryshimeve klimatike ndihen edhe në futboll
“Performanca, koha e lojës dhe madje edhe përvoja e tifozëve po ndryshojnë”, sipas revistës “Scientific American”, sipas së cilës shëndeti i lojtarëve dhe lojtareve është gjithashtu i rrezikuar nga ditët gjithnjë e më të nxehta.
“Të luajturit në mot me temperatura të larta ka qenë gjithmonë një aspekt i futbollit, por tani gjërat janë të ndryshme”, komenton Mary Harvey, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Sport dhe të Drejtat e Njeriut dhe ish-portiere e kombëtares amerikane, transmeton ATSH.
Disa shembuj të problemeve të nxitura nga ditët gjithnjë e më të nxehtë, u shfaqën edhe në këtë periudhë, me ndeshjet e Kupës së Botës në futboll për femra, që po zhvillohet në Francë, dhe në Kupën Afrikane të Kombeve, që u shoqëruan me temperatura shumë të larta, përcjell albinfo.ch.
Në Egjipt, një lojtare nigeriane u shtrua në spital për dehidratim të rëndë gjatë stërvitjes.
“Ekziston një rrezik në rritje i lëndimeve të lidhura me nxehtësinë gjatë lojërave për shkak të faktit se ekipet kanë një numër të kufizuar zëvendësimesh. Ashtu siç ndodh me traumat e kokës, lojtarët po kërkojnë për të qëndruar në terren sa më gjatë që të jetë e mundur për të mirën e ekipit të tyre, në dëm të shëndetit”, thekson ajo.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











