Futboll
Llapi fiton duelin ndaj fituesit të Kupës së Diasporës
Pas ndeshjes, FFK shtroi edhe drekë për të dyja skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes

Skuadra fituese e Kupës së Kosovës, Llapi, ka fituar në ndeshjen e Superkupës Kosovë-Diasporë, duke e mundur skuadrën fituese të Kupës së Diasporës, FC Kosova Dusseldorf, me rezultat 2”0.
Kjo ndeshje tradicionale zhvillohet nën organizimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit Shqiptar në Gjermani, me qëllim të respektimit dhe afirmimit të klubeve shqiptare që funksionojnë në Diasporë, por njëherësh edhe si shenjë mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm që bashkatdhetarët tanë kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Ndeshja e zhvilluar në fushën me bari sintetik në Ferizaj u ndoq nga një numër i konsiderueshëm i shikuesve, teksa prodhoi lojë interesante, ku ashtu siç pritej u dominua nga skuadra e Llapit. Rezultati u zhbllokua në minutën e tetë, me golin e Drilon Fazliut pas harkimit të Benjamin Eminit.
Në pjesën e dytë trajneri llapjan Tahir Batatina bëri ndryshime të shumta në skuadër dhe si rrjedhojë loja ishte më e baraspeshuar. Madje, futbollistët e skuadrës shqiptare nga Dusseldorfi në minutat e fundit kishin dy raste shumë të mira për të barazuar shifrat, por portieri llapjan Ilir Avdyli ishte në nivel të detyrës.
Ndërkaq, në minutat shtesë rezultatin përfundimtar e vendosi kapiteni Benjamin Emini, me golin e shënuar nga penalltia.
Këtë ndeshje nga afër e ndoqi edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili në fund ia ndau trofeun kapitenit të llapjanëve, teksa medaljet për të dy skuadrat i ndanë edhe sekretari i përgjithshëm i FFSHGJ-së, Miftar Dragidella dhe kryetari i FC Ferizaj, Lulzim Abazi.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor