Kosova
Liderët e Luginës duan miratim të rezolutës për bashkim me Kosovën
Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës kanë dorëzuar te presidenti Hashim Thaçi një draft rezolutë, të cilën kërkojnë ta votojë së shpejti Kuvendi i Kosovës.
Përmes këtij dokumenti, që shpejt do t’ia procedojnë kryeparlamentarit Kadri Veseli, liderët e Luginës kanë kërkuar që në periudhë sa më të shkurtër kohore të miratohet rezoluta, përmes së cilës do të përkrahej vullneti i shqiptarëve të Luginës, i shprehur në vitin 1992.
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se brenda pak ditësh do të takojnë edhe liderë politikë, të cilëve do t’u kërkojnë mbështetje. Por kjo nuk ka qenë kërkesa e vetme.
Ata kanë kërkuar që të jenë pjesë e ekipit negociator në bisedimet me Serbinë, gjë që presidenti Hashim Thaçi shpreson se do të përkrahet nga Qeveria dhe Kuvendi, shkruan Albinfo.ch.
Vetë presidenti iu ka bërë thirrje partive politike që të dalin përtej interesave politike, duke mbështetur këtë të drejtë legjitime të shqiptarëve të Luginës. I pyetur se kur ai si president do të jetë në një tubim bashkë me shqiptarët në Luginë, ka thënë se një kërkesë të tillë nuk e ka bërë kurrë, meqë ende ka një dënim në mungesë.
“Unë jam i dënuar në mungesë nga Serbia. Atë dënim Serbia nuk ma ka falë kurrë. Unë jam president dhe kështu sillem. Nuk mund të marr vendim e t’ia mësyj kufirit për ballafaqim me policinë e Serbisë. Kur ka qenë koha, ia kam treguar vendin. Edhe sot, gjithë përfaqësuesit më ftuan që ta vizitoj Preshevën, por aktualisht rrethanat janë të tilla që Beogradi nuk e sheh të arsyeshme e të dobishme prezencën time atje”, ka thënë presidenti.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













