Kosova
Disa nga liderët e BE-së s’e duan Ballkanin Perëndimor pjesë të unionit
Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa, në fund të presidencës së BE-së shprehet se unioni po tregohet oportunist kur vjen puna për Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, një nga liderët e BE-së gjatë një debati ka shfaqur hapur rezerva për anëtarësimin e vendeve të rajonit në BE,
Ai ka theksuar se interesat nacionaliste janë pengesë për vizionin e një Evrope të bashkuar dhe të lirë.
Gjatë një interviste për media lokale, ai shprehet se vendi i tij arriti të ndryshonte termin nga “perspektivë evropiane” në “perspektivë për anëtarësim” për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Një nga sukseset strategjike është se e kemi rikthyer zgjerimin në tavolinë si një çështje strategjike për BE-në”, tha ai.
Sipas Jensa, BE duhet të tregojë qartë se duhet të zgjerohet në Ballkan, sidomos duke parë atë që po ndodh në Lindje.
“Duhet të lëmë pas iluzionin se gjërat mund të zgjidhen vetë. Nëse BE s’do të zgjerohet, atëherë dikush tjetër do ta bëjë”, tha kryeministri slloven.
‘Kundërshtarë’ të zgjerimit ai cilësoi disa nga anëtarët e vjetër të BE-së, pa përmendur ndonjë vend konkret./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













