Kosova
Libri “Bukë, kripë e zemër”, ndër fituesit e çmimit “Gourmand Awards 2023”
Libri me autorët Arta Ramadani dhe Halim Meißner ka përfaqësuar Kosovën në garën botërore të librave të gatimit "Gourmand World Cookbook Award 2023"
Libri i autorëve Arta Ramadani dhe Halim Meißner “Bukë, kripë dhe zemër”, me receptet e gjysheve nga Kosova ka fituar çmimin: Best Eastern Europe Cookbook në garën e madhe kulinarike “Gourmand World Cookbook-Awards, 2023”, të mbajtur nga 25 deri më 28 maj, në Suedi, shkruan albinfo.ch. Çmimet Gourmand u themeluan në vitin 1995 me synimin për të mbështetur paqen në botë.
Çmimi Gourmand World Cookbook është një çmim që nderon librat më të mirë në botë të gatimit dhe pijeve në kategori të ndryshme.
Ja çfarë shkruan organizatori për këtë ngjarje të madhe nga fusha e kulinarisë: Me mbi 100.000 libra dhe botime nga rreth 230 vende dhe rajone, Gourmand Awards sjell një pasqyrë të informacionit mbi ushqimin dhe pijet, të botuar në mbarë botën këtë vit.
Janë gjithsej 1250 postera, 1067 postera për librat e kulturës ushqimore dhe 183 për librat e kulturës së pijeve, me libra nga 142 vende, që marrin pjesë në këtë aktivitet. Çdo kategori prezanton fituesit e saj kombëtarë.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve shërben për të promovuar mirëkuptimin ndërkombëtar dhe feston ushqimin dhe kulturën e vendeve përkatëse.
Siç kemi shkruar më parë, libri “Bukë, kripë e zemër” ka përfaqësuar Kosovën në garën botërore të librave të gatimit dhe ishte nominuar për çmimin “Gourmand World Cookbook Award 2023”. Ai ka fituar në kategorinë e librave të kuzhinës nga Evropa Lindore, bashkë me katër libra nga shtete të ndryshme të regjionit.
Arta Ramadani, e lindur në vitin 1981 në Prishtinë, është një gazetare e njohur në Gjermani. Ajo, prej tashmë disa vitesh drejton emisione të ndryshme në televizionet gjermane, shkruan albinfo.ch. Është po ashtu autore e një romani në gjuhën gjermane.
Vetë titulli i librit “Bukë, kripë dhe zemër” është një `shpallje dashurie për kuzhinën kosovare të gjyshes, qoftë për petullat me djathë dele dhe sheqer, Flinë me një sallatë të freskët me dardha, arra, djathë dhie apo kaçamak me djathë parmixhano dhe ragu kërpudhash.
Të gjitha recetat janë të frymëzuara nga gjyshet e Arta Ramadanit dhe dashuria e tyre për gatimin`thuhet në prezantimin e librit nga buchhaus.de. Këto receta familjare pasqyrojnë ushqimin e shumë kosovarëve – pavarësisht se ku jetojnë. Qoftë në diasporë, qoftë në vendet e ish-Jugosllavisë.
Shprehja: Bukë, kripë e zemër – është karakteristikë e shqiptarëve. Jo vetëm për faktin se buka është e shenjtë për ta, por sepse edhe në kohët më të vështira ata e ndajnë bukën me të huajt dhe njerëzit në nevojë. Mikpritja dhe mirëdashja ndaj të huajve ka një traditë të gjatë dhe është shumë e rëndësishme për ta”, thuhet më tutje.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












