Kosova

Lëvizja Vetëvendosje shpreh keqardhje për viktimat e zjarreve në Athinë

Pas vdekjes së dhjetëra personave pas zjarreve që kanë kapluar kryeqytetin e Greqisë, Athinën, Lëvizja Vetëvendosje ka ngushëlluar familjarët e viktimave.

Subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje me anë të një njoftimi ka shprehur keqardhje për viktimat e zjarreve në Athinë të Greqisë.

“Ajo katastrofë natyrore ka shkaktuar deri më tash të paktën 80 të vdekur, ndër ta edhe disa shqiptarë, dhe qindra të lënduar”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

LVV, ka ngushëlluar të gjithë familjarët e të afërmit e viktimave në këto momente të dhimbjes e të zisë.