Leuenberger: Energjia atomike është teknologjia më e rrezikshme
Populli duhet të vendosë nëse Zvicra edhe më tej do të prodhojë energji atomike. Të Gjelbrit dëshirojnë të lancojnë një iniciativë popullore.
Zvicra do të mund të votojë lidhur me çështjen e atomit. Po që se Parlamenti zviceran nuk e ndërpret punën e centraleve bërthamore, Të Gjelbrit do të lancojnë një iniciativë përkatëse. Këtë e ka vendosur kryesia e partisë në një mbledhje të jashtzakonshme, të mbajtur gjatë të premtes.
«Ne kemi marrë urdhër nga baza për të ndërmarrë diçka», ka arsyetuar kryetari i partisë Ueli Leuenberger. Tani, Të Gjelbrit kanë filluar të kërkojnë partner. «Sipas mundësisë, ne dëshirojmë një aleancë më të gjerë», thotë Leuenberger. Gjatë kësaj, ai aludon në partitë e tjera siç është ajo Popullore zvicerane SP, në shoqata ekologjike apo të rinjësh.
Planifikimi i iniciativës popullore është si rezultat i debatit për energjinë bërthamore, të cilin e kanë kërkuar Të Gjelbrit, Partia popullore SP, Partia demokratike-krishtere CVP dhe Partia qytetare demokratike BDP dhe i cili do të duhet të mbahet në muajin qershor.
Po që se Parlamenti zviceran e refuzon kërkesën e Të Gjelbërve për ndërprerjen e punës së centraleve bërthamore, grumbullimi i nënshkrimeve do të fillojë së shpejti. «Jam shumë i sigurt se për një kohë të shkurtër do të grumbullojmë nënshkrimet e nevojshëm. Ne jemi të hapur për diskutime me partnerët e mundshëm», thotë Leuenberger.
Teksti i iniciativës tashmë është duke u përgatitur. Sipas Leuenberger, duhet përkufizuar koha e energjisë bërthamore në një afat prej maksimum 40 vitesh. Për centralin bërthamor ”Beznau” ai ka kërkuar një ndërprerje të menjëhershme. Për këtë temë, Të Gjelbrit do të diskutojnë në kuvendin e delegatëve në fillim të muajit prill.
Po të lancojnë Të Gjelbrit iniciativën në muajin qershor, grumbullimi i nënshkrimeve do të ndodhë në kohën e fishatës zgjedhore. Por, Leuenberger hedhë poshtë çdo ndërlidhshmëri me këtë: «Ne do të duhet të veprojmë edhe po që se në vjeshtë nuk ka zgjedhje».
Aktualisht ka ndryshuar ndërgjegjja e shumicës. Ndërprerja e energjisë bërthamore është tema primare e Të Gjelbërve. “Të Gjelbrit janë rezultat i lëvizjes së centraleve bërthamore. ”Për këtë shkak, partia jonë nuk e instrumentalizon aksidentin në centralin bërthamor japonez në Fukushima 1. Ne gjithnjë kemi përsëritur se energjia atomike është teknologjia më e rrezikshme», përfundon Leuenberger. Pohimet e Leuenberger, i konfirmuan edhe ngjarjet e fundit në Japoni, citojnë mediat zvicerane, inicitivën e Të Gjelbërve.
E-Diaspora
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA Drilon Ganiu u pranua në “shtëpinë evropiane të futbollit”...
-
Gjermani: Spektakël nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”
-
Prishtinë: Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare do të organizojë konferencë ekonomike
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
-
DokuFest dhe Kino Kosova lansojnë nismën “Re-Connect” për të rinjtë nga Kosova dhe diaspora
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme