Kultura
Letërsia shqiptare promovohet në Gjermani
Letërsia shqiptare dhe turizimi në Shqipëri ishin në qendër të aktivitetit, që u organizua gjatë fundjavës që lam pas në qytetin e Esenit
Mbrëmja letrare në një nga sallat e bibliotekës së qytetit u organizua me iniciativën e shoqatës gjermano-shqiptare për integrim, IDEAL në kuadër të veprimtarive me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, raporton DW.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Berlin, Valter Ibrahimi.
Publicisti Virgjil Kule iu përgjigj pyetjeve të auditorit për librin e tij “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu – Kryqëtari fundit” si dhe u shfaq dokumentari i po të njëjtit autor „Romacë Jonike – Përgjatë bregdetit jugor të Shqipërisë“.
Pas një bisede të ngohtë mes autorit dhe pjesëmarërsve të këtij takimi, ambasadori i Shqipërisë Valter Ibrahimi i dorëzoi nëndrejores së biblotekës kompletin e librave për fëmijë të Gaqo Bushakës, “Aventurat e Çufos“.
Por edhe disa libra të tjerë iu bashkangjitën këtij kompleksi duke pasuruar kështu fondin e librave në gjuhën shqipe në këtë biblotekë.
Dhurimi simbolik i librave në gjuhën shqipe fondit të bibliotekës gjermane të qytetit të Esenit, është shumë domethënës për organizatoren e mbrëmjes letrare.
Sipas zonjës Stephan ky aktivitet ka rëndësi edhe për faktin që zhvillohet në Gjermani në një vend ku publiku i kulturuar ka një interes të veçantë për t’u njohur me kulturën dhe historinë e shqiptarëve.
Gjermania vuri në pah Anduena Stephan është i vetmi vend që ka fonde të posaçme për fëmijët me prejardhje jo gjermane që të mësojnë gjuhën e tyre të nënës.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










