Shkurt.ch
Lehtësohet vrasja e ujqve
Qeveria ka vendosur që ujqit në të ardhmen të mund të vriten me më pak procedurë, në rrethana të caktuara
Loja “ngreh e mos këput” lidhur me lejen për të vrarë ujqët në Zvicër ka marrë një përfundim. Ajo po zhvillohej një kohë të gjatë në mes të ithtarëve për vrasjen më të thjeshtësuar të ujqve dhe kundërshtarëve të vrasjes. Këshilli Federal ka dhënë një përgjigje të hënën. Ky i fundit ka vendosur që ujqit në të ardhmen të mund të vriten me më pak procedurë, në rrethana të caktuara.
Krahas lehtësimit për gjuajtjen e ujqve, me vendimin e ri vihen në shënjestër edhe ujqët e rinj nga lavat e ujqve, kur ata u afrohen së tepërmi njerëzve dhe shtëpive të tyre ose kur tregojnë tepër pak frikë nga njerëzit.
Por me gjithë këto lehtësime, qeveria këmbëngul se ujku vazhdon të konsiderohet kafshë e mbrojtur me ligj. Me këtë qëndrim, Berna zyrtare nuk ka mbështetjen e autoriteteve në Kantonin e Valisit, ku ballafaqimi i fshatarëve me ujqit është më i shpeshtë dhe më i ashpër. Ata do të dëshironin që gjuajtza e ujqve të lejohet gjatë gjithë vitit dhe pa kufizime.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









