Integrimi
Legalizimi i `Sans Papiers`, hap historik në politikën e migrimit
Rreth dymijë veta kanë marrë pjesë në mbrëmjen informative të mbajtur mbrëmë në Gjenevë me qëllim sqarimin rreth projektit "Papyrus"
Një javë pas deklaratës së këshilltarit të shtetit Pierre Maudet, sindikatat SIT e UNIA dhe shoqata të tjera të ” Collectiv de soutien aux sans-papiers” Kolektivi për ndihmë personave pa letra, mbrëmë realizuan mbrëmjen informative për të gjithë të interesuarit e projektit Papyrus qe ka të bëjë me rregullimin e lejes së qëndrimit të rregullt në kantonin e Gjeneves të mijëra punëtorëve që nuk kanë këtë status.
Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, Maudet ka kumtuar para një jave lajmin mbi projektin “Papyrus” i cili konsiderohet hap historik në fushë të migrimit, jo vetëm në Gjenevë. Sipas tij, të huajt pa letra (“Sans Papiers”), me plotësimin e kushteve të caktuara, e legalizojnë qëndrimin e tyre në Zvicër. Projekti ka të bëjë vetëm me Gjenevën!
Salla në Palladium ishte përplot, shkruan Mirishahe Limani Hiler nga vendi i ngjarjes. Në pamundësi të kapacitetit të saj edhe qindra të tjerë ishin tubuar jashtë, të cileve i është drejtuar Thierry Horner nga SIT.
Nga aktivistet, Remy Kammermanne jurist në CSP, Davide de Filoppo nga SIT, Alexandri De Filippo nga Collectiv de soutien aux sans-papiers, Marianne Halle nga CCSI janë shpjeguar kriteret dhe udhëzimet që duhet ndjekur deri në përgatitjen e dosjes së plotë për kërkesë të lejes së qëndrimit.
Byro të ndryshme informative dhe që ndihmojnë falas janë hapur pikërisht për projektin Papyrus në lagje të ndryshme në Gjenevë të cilat do të ju shërbejnë të gjithë kërkuesve. Ato edhe do t’i verifikojnë e dorëzojnë dosjet e të gjithëve tek organet kompetente për këtë qëllim.
Që nga data 6 mars zyrat informative janë të hapura në orare të ndryshme.
Të gjithë të pranishmëve u janë dhënë informatat më të nevojshme në gjuhë të ndryshme, në mes të të cilave edhe në shqip.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste

















