Kosova
LDK, me ofertë të re për Vetëvendosjen
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së, e cila ka nisur në orën 10:00 të paraditës.
Pas saj kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se në këtë takim të sotëm është diskutuar për seancën e konstituimit të Kuvendit të thirrur për sot në orën 15:00.
Ai ka dhënë ofertën e re për Vetëvendosjen, para se të shkohet në seancën konstituive të Kuvendit, njofton Klan Kosova.
“Duam që ministritë t’i kemi, 5 për LDK dhe 5 për VV, nga një nënkryetar i Kuvendit sipas Kushtetutës i takojë secilit nga grupet. LDK propozon kandidatin për President që plotëson të gjitha kushtet dhe ne mbesim pas asaj që pas zgjedhjes së Presidentit, LVV-së t’i jepet një ministri nga LDK-ja dhe me këtë proporcioni në Qeveri do të mbetej 6:4, nga momenti që zgjedhjet presidenti”.
“LVV do të ketë më shumë pozita, sepse tani do të ketë 7 pozita qeveritare, ndërkaq më vonë kur do ta bënim zëvendësimin me President, do të mbesim me shtatë, kurse ata me 10. Nëse LVV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe sheh LDK-në si pengesë, po deklaroj sot se LDK është e gatshme të heqë dorë nga kërkesat për përgjegjësi, duke ia lënë këto pozita VV-së”.
“LDK është e gatshme të votojë me 28 deputetë për institucione të reja, kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë pa LDK-në, nëse nuk janë të gatshëm të bashkëqeverisin me ne”.
“Nëse ne tërhiqemi nga përgjegjësitë, qëndrojmë si parti opozitare, sepse parti ndërmjetëse në Kuvend nuk ka”.
“Për sot me Kushtetutë i takon që VV-së ta bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit. Për propozimin e Kurtit të fundit, ne konsiderojmë që ata dëshirojnë ta zhbëjnë marrëveshjen që kemi pasur më parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












