E-Diaspora
Lala: Futbolli më ka shkatërruar
Dyluftimet kanë qenë jeta e tij në futboll. I ashpër ndaj kundërshtarëve po dhe ndaj vetes. Kjo i ka sjellë Altin Lalës 37 vjeçar respektin e fansave, ofiqin “zemër luftëtari” (Kämpferherz) – dhe një trup të shkatërruar
Tash Lala detyrohet të bëjë një kërkesë për pension invalidi. “Është e vërtetë”, thotë i adhuruari i publikut të Hanover 96, i cili ka luajtur 14 vjet për këtë klub. “Më ka shkatërruar futbolli, nëse mund të thuhet kështu”, shprehet Lala për bild.de.
Mbi 400 ndeshje profesioniste i ka në shpinë shqiptari i cili si çun 16 vjeçar kishte ikur nga Shqipëria. Dosja e tij e sëmundjeve do të mjaftonte për tri karriera prej futbollisti profesionist: nëntë operacione dhe pjesë të ndryshme të trupit të shkatërruara. Së fundi, para një viti e lëndoi miniskusin. Kjo pati ndodhur ne stërvitje te Bayern II, ku Lala duhej të udhëhiqte talentët e rinj. Dhe këtu, në një dyluftim ai ndjehu një dhembje therëse… Këtu ishte fundi.
Lala thotë: “Ndodhi më 5 tetor, e kuptova menjëherë se diçka te unë u shkatërrua”. Dhe, e ka marrë me mend po ashtu menjëherë se kjo ishte “finalja” për të. Përfundimisht.
Por, një luftëtar si Altini nuk mund të thotë, ashtu, thjeshtë: Fund, kaq e pat! Edhe njëherë iu nënshtrua operacionit, pastaj në fazën e rehabilitimi. Por kësaj here, këtë luftë “kundër” trupit të tij ai nuk e fitoi dot.
Fundi dhemb. Por edhe më shumë dhembin disa gjëra tjera. “Cataldo (i biri) ka mbushur 11 vjet por unë nuk mund të luaj me të as në kopsht”, thotë Lala. Kjo është shumë keq”. Krejt çfarë mund të bëjë tash Altini pa ndjerë dhembje, është të shëtisë ngadalë. Aktualisht është duke rrjedhur kërkesa e tij për statusin e invalidit. Mjeku i ka bërë tashmë dy ekspertiza këmbës së tij. Kur kjo temë të tejkalohet, Lala do të përqendrohet në karrierën e mundshme pas futbollit. Me siguri sërish me zemrën e tij të madhe prej luftëtari – ashtu sikur në fushën e blertë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











