Integrimi
Ky është Sylë Peci, “mbreti i domateve” në Gjermani
Ajo që e preokupon më shumë Sylën është shija e domates. “Jam në kërkim të shijes së përsosur”. Dhe, për të arritur deri atje, “mbreti i domates” përdor vetëm plehra natyrore, me bazë bimore
Është 54 vjeç, me prejardhje nga Kosova dhe jeton tashmë shumë gjatë në Gjermani. Ky është Sylë Peci, i cili në mënyrë simpatike ua mëson gjermanëve fshehtësitë e domates, shkruan bild.de. Dhe kjo perime nuk është e thënë të jetë vetëm e kuqe dhe as vetëm e lëngët, thotë Syla i cili bën klryqëzime nga më të habitshmet të farërave të domateve, përcjell albinfo.ch.
“I kam rreth 300 lloje, ndër to edhe shumë të vjetra, si “Andenhorn” ng Peruja ose “Grandpa`s Minnessota” nga SHBA, sqaron eksperti i domateve, transmeton albinfo.ch. Po të shikosh në kopshtin e tij me xhama, ku ka mbjellë rreth 1700 fidane, do të bindesh për larushinë e ngjyrave dhe formave që mund të ketë domatja. Nga e zeza e errët, nëpër të kuqe-zezën e deri te domatet me vija kuq-gjelbër dhe ato të bardha, shkon paleta e ngjyrave të domateve të Pecit.
Por ajo që e preokupon më shumë Sylën është shija e domates. “Jam në kërkim të shijes së përsosur”, thotë ai, përcjell albinfo.ch. Dhe, për të arritur deri atje, “mbreti i domates” përdor vetëm plehra natyrore, me bazë bimore.
“Unë i përsos, kultivoj farërat. Domatet e mia shijojnë ndryshe”, shprehet i bindur ai. Dhe, cili do të jetë kreacioni i tij i radhës? Peci thotë se është duke punuar në një lloj domate me borzilok.
Syla është bërë i njohur edhe me një specifikë tjetër: ai u këndon perimeve dhe barishteve që i kultivon. Kohë më parë kopshtari i pasionuar kishte publikuar madje edhe një album me këtë temë.
Në punën e kopshtit, Sylën (ose Sula Peci, siç e shkruajnë mediat gjermane) e ndihmon edhe i biri i tij, Kushtrimi
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












