Kosova
Ky është shefi i ri i EULEX-it
Diplomati suedez, Lars-Gunnar Wigemark, emërohet shef i ri i EULEX-it
Diplomati suedez, Lars-Gunnar Wigemark, emërohet shef i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, me një mandat që zgjat deri më 14 qershor 2020.
Ai e pason ambasadoren Alexandra Papadopoulou, një diplomate greke, e cila e përfundoi detyrën e saj si Shefe e EULEX-it në korrik të vitit të kaluar.
“Me padurim po e pres këtë emërim të ri dhe sfidues. Unë do të angazhohem ashtu që EULEX-i të vazhdojë të jetë partner i besueshëm për partnerët dhe miqtë e tij kosovarë, duke u ofruar kolegëve tanë të kamotshëm të sundimit të ligjit ndihmë konkrete, me kohë dhe të dobishme, ashtu që ata të vazhdojnë të bëhen më të fuqishëm dhe më të zotë për ta vazhduar rrugëtimin e tyre në drejtimin evropian”, tha Wigemark.
Lars-Gunnar Wigemark është një diplomat suedez. Ai ka shërbyer si Shef i Delegacionit të BE-së në Bosnjë e Hercegovinë dhe Përfaqësues Special i BE-së në Bosnjë e Hercegovinë deri në muajin gusht 2019. Para kësaj ai ishte ambasador i BE-së në Pakistan.
Në njoftim thuhet se si shef i ri i EULEX Kosova, Wigemark, do ta drejtojë mbështetjen e këtij Misioni për institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumetnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me praktikat më të mira të BE-së.
Sot, Lars-Gunnar Wigemark, e pati rastin t’i takojë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në takimin e rregullt të Shefave të Misioneve të BE-së të kryesuar nga Përfaqësuesja Speciale e BE-së, si dhe do t’i mbajë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Kosovës dhe ndërkombëtarë dhe partnerë të EULEX-it në institucionet e sundimit të ligjit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














