Integrimi
Ky është Hasan Jonuzaj, postieri më i shpejtë i Gjermanisë!
Në garat në nivel federal të Gjermanisë, të mbajtura në vitin 2013 Hasani zë vendin e parë, shkruan “Giesener Anzeiger. Pastaj, ai merr një vendim, për shumëkënd të befasishëm: merr pushim pa pagesë për dy vite nga puna për të shkuar në Kosovë...
Hasan Jonuzaj kishte ardhur në Gjermani, pak para shpërthimit të luftës në Kosovë. Atëbotë ai ishte 19 vjeçar. Para 16 viteve Hasani ambicioz gjen punë në postë në Giesen dhe shumë shpejt e gjen veten, integrohet dhe bëhet i dashur për qytetarët.
Krahas punës si bartës i postës, që kërkonte edhe shpejtësi, djaloshi nga Kosova e sfidon veten edhe me shpejtësinë në dimension tjetër, në pistat e vrapimit. Kështu, në garat në nivel federal të Gjermanisë, të mbajtura në vitin 2013 Hasani zë vendin e parë, shkruan “Giesener Anzeiger. Pastaj, ai merr një vendim, për shumëkënd të befasishëm: merr pushim pa pagesë për dy vite nga puna për të shkuar në Kosovë ku donte t`i përkushtohej studimeve të gjermanistikës. Por, studimet ishin vetëm njëri aspekt, ndërkohë që lidhjet e Jonuzajt me vendlindjen kishin qenë gjithmonë shumë të forta, transmeton albinfo.ch. Kjo aq më shumë pasi që ai në Gjermani kishte ardhur si i vetmi nga familja e tij.
Në Kosovë ai dëshiron të ngjallë edhe shpirtin e garave të atletikës. Kështu, në vendlindjen e tij, në Komunën e Malishevës, Hasani ka bërë bashkë një grup të rinjsh që stërviten për të vrapuar. “Sigurisht kushtet janë të pakrahasueshme me këto në Gjermani…” shprehet ai, por ia vlen të fillohet edhe në këto rrethana. Ai flet me entuziazëm kur përmend se një çun nga ky grup tashmë shtegun e 100 metrave e vrapon për 12 sekonda!
Së fundi ai ka ndihmuar me rekuizita sportive edhe klubin më të suksesshëm të atletikës në Kosovë, atë “Rogana” të fshatit Roganë, Komuna e Kamenicës, i cili vepron në kushte shumë të vështira.
Ditëve të fundit ish postieri më i shpejtë i Gjermanisë ka ardhur për vizitë në Gjermani dhe, sigurisht, ka marrë pjesë edhe në garat e atletikës të postave në nivel të Gjermanisë, që janë mbajtur në Berlin. Edhe pse nuk kishte pasur ushtrime të mirëfillta dhe i kishte hyrë garës menjëherë pas udhëtimit nga Kosova, Jonuzaj tashmë 38 vjeçar doli i dyti në shtegun 1600 metra, përcjell albinfo.ch. Dhe, këtë sukses e realizoi në garë me 3000 garues të tjerë.
Suksesi i arritur në këtë garë ia ka siguruar ftesën për pjesëmarrje në një garë edhe më të madhe, në Stadiumin Olimpik të Berlinit. Në mesin e 14500 garuesve, ai ka zënë vendin e tretë në plasmanin e përgjithshëm.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











