Kuriozitete
Ky është emri më popullor për djemtë e lindur në Berlin
Muhamed ishte emri më popullor për djemtë e lindur në Berlin gjatë vitit 2018, ka rezultuar nga një studim i publikuar nga Gesellschaft für Deutsche Sprache (Shoqëria për Gjuhën Gjermane).
Muhamed renditet i pari si emri më popullor për djemtë e sapolindur në kryeqytetin gjerman, pasi të gjitha variacionet e emrit, siç janë ortografitë e ndryshme si Muhamed dhe variacione si Mehmet, numërohen së bashku, shkruan gazeta gjermane Bild.
Emri është bërë shumë popullor gjithashtu në Bremen, ku renditet në vendin e tretë për djemtë e porsalindur pas Ben dhe Elias.
Megjithatë, ndërsa Muhamed është emri më popullor për fëmijët në kryeqytetin urban të Gjermanisë, ai nuk arrin të bëhet dhjetë të parët në aspektin e emrave popullore në të gjithë Gjermaninë.
Pesë emrat më popullore në të gjithë Gjermaninë për djem ishin Paul, Alexander, Maximillian, Elias dhe Ben.
Sipas GfDS, ekzistojnë rreth 65,000 emra të parë në përdorim në Gjermani, duke shpjeguar se edhe emri më i njohur Paul iu dha vetëm një në 76 fëmijëve të lindur vitin e kaluar.
Pavarësisht se nuk është në dhjetë vendet e para në mbarë vendin, emri Mohammed ka parë një rritje dramatike sipas raportit të GfDS për 2017, i cili tregoi se brenda një dekade të vetme, Muhamed kishte shkuar nga i 97-ti emri më popullor në te 24-tin.
Vende të tjera në Evropë që janë përballur me valët e fundit të emigrimit masiv tregojnë ndryshime të ngjashme, siç është Austria fqinje – ku Muhamed ishte emri i tretë më i popullarizuar në vitin 2017 tek djemtë.
Në Francë, Muhamed u zbulua se ishte emri më popullor i foshnjave djem në rrethinat e Parisit të populluara kryesisht me emigrantë, sipas statistikave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike (INSEE) shtatorin e kaluar.
Në Mbretërinë e Bashkuar emri ka qenë më i popullori në Angli dhe Uells për gjashtë vjet të njëpasnjëshme sipas një raporti të lëshuar në shtator, si edhe nga qeveria Britanike.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










