Kosova
Kuvajti i gatshëm të investojë në Kosovë
Vitin e ardhshëm në Kuvajt do të mbahet një takim dy palësh, për të parë se në cilat sektore shteti i Kuvajtit do të investoj në Kosovës
Shteti i Kuvajtit është i gatshëm të rrisë investimet në Kosovë dhe për këtë qëllim do të organizohet edhe një Forum Ekonomik në mes dy vendeve brenda vitit të ardhshëm në Kuvajt. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Jashtë i Kosovës, Behgjet Pacolli pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, i cili është i akredituar edhe si ambasador jorezident në Kosovë, Fayez Mishari Al-Jassim.
“Me qëllimin e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat, por me fokusim të veçantë në çështjet e koordinimit politik dhe atë të thellimit të bashkëpunimit ekonomik, Kosova pritet të akreditojë brenda pjesës së parë të vitit të ardhshëm edhe Ambasadorin e saj në shtetin e Kuvajtit” thuhet në një komunikatë për media.
Në kuadër të këtij takimi ambasadori Al-Jassim, thuhet se e ka përgëzuar zëvendëskryeministrin Pacolli për zgjedhjen e tij në këtë post, por edhe për formimin e Qeverisë, duke ritheksuar mbështetjen e madhe që ekziston nga shteti dhe populli i Kuvajtit për Kosovën.
Po ashtu thuhet se diplomati kuvajtian u shprehu i interesuar për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit, sidomos në çështje politike, por, edhe në atë investimeve.
Ndërkaq ministri Pacolli e ka falënderuar ambasadorin Fayez Mishari Al-Jassim për mbështetjen, që shteti dhe populli i Kuvajtit i ka ofruar Kosovës deri më tash, duke shprehur gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e sinergjive të reja në mes dy vendeve dhe dy popujve.
Në lidhje me projektet e investimeve nga shteti i Kuvajtit, Pacolli ka theksuar se industria ushqimore dhe turizmi do të mund të ishin sektorë atraktivë për fondet e investimeve nga shteti i Kuvajtit apo edhe të ndërmarrjeve specifike, që merren me këta sektorë, transmeton albinfo.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










