Kosova
Kush paguhet më pak e kush më shumë në Kosovë?
Statistikat e institucioneve të Kosovës tregojnë se kush paguhet më së miri në Kosovë e kush më keq.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të publikuara gjatë vitit 2019, treguan se nga bujqësia nuk ka fitim siç mendohet. ASK-ja ka treguar se paga mesatare në këtë sektor është vetëm 237 euro neto.
Në këtë kategori hyjnë edhe punëtorët që merren me shërbimet e ushqimit. Ata paguhen 225 euro në muaj, që është edhe paga më e ulët sipas aktiviteteve ekonomike.
Ndërsa punëtorët që paguhen mē mirë janë ata për furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, me 743 euro paga neto.
Sektori i informimit dhe komunikimit nuk qëndron keq.
Në bazë të këtij raporti, paga mesatare e këtij aktiviteti është 635 euro.
Pas këtyre pason sektori i xehetarisë dhe gurëthyesve me pagë mesatare 569 euro, administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm me 555 euro, arsim 523 euro dhe aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 508 euro.
Në sektorin që vdesin më së shumti punëtorët në vendin e punës, atë të ndërtimtarisë, paga mesatare neto është 421 euro.
Pagat në publik dhe atë privat
Paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2012 ishte 407 euro, derisa në vitin 2018 ishte 573 euro, që është një rritje për 166 euro ose 40.8 për qind.
Ndërkaq, sektori privat kishte një pagë bruto mesatare prej 367 eurosh, në vitin 2012, ndërsa në vitin 2018 ishte rritur në 401 euro, një rritje prej 34 eurosh ose 9.3 për qind.
“Paga mesatare bruto te ndërmarrjet publike në vitin 2012 ishte 518 euro, derisa në vitin 2018 ishte 699 euro, që u rrit për 181 euro, ose 34.9%. Derisa, paga neto nga 465 euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 620 euro, një rritje prej 155 eurosh, ose 33.3%. Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte te ndërmarrjet publike. Në vitin 2012, te ndërmarrjet publike, paga mesatare bruto ishte 518 euro, derisa në vitin 2018 arrinte në 699 euro. Sektori publik, në vitin 2012, kishte një pagë mesatare bruto 407 euro dhe në vitin 2018 një pagë mesatare 573 euro. Sektori privat ishte sektori me pagën më të ulët mesatare bruto dhe me një rritje shumë të vogël. Ky sektor, në vitin 2012 kishte një pagë mesatare 367 euro, derisa në vitin 2018 kishte një pagë mesatare 401 euro”, thuhet në raportin e ASK-së.
Norma e pagës minimale është paga më e ulët e lejuar, zakonisht e rregulluar përmes ligjeve shtetërore. Në Kosovë, aktualisht paga minimale është e kategorizuar në 130 euro për të punësuarit deri në moshën 35-vjeçare dhe 170 euro për të punësuarit mbi moshën 35-vjeçare.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore















