Lajme
Kush është prodhuesi më i madh i grurit në botë
Pse shtetet e Evropës mund të kenë krizë të produktit të miellit
Tashmë dihet se prodhimi bujqësor është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, që përbën 3% të PBB-së në botë dhe pothuajse 30% të punësimit global, shkruan albinfo.ch.
Një nga drithrat më të kultivuar në botë është gruri, i cili mund të përdoret për të bërë produkte të tilla, si bukë dhe produkte të pjekura, ku hyjnë mbi 100 mijë lloje të tjera produktesh me këtë përbërje.
Duke qenë se tani bota po përballet me një krizë të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, gruri është një nga produktet që parashihet të jetë i kushtushëm dhe shtetet evropiane të kenë krizë për të në vitin 2022.
Albinfo.ch ka siguruar statistikat e sakta nga DPA-Grafik/BZ/RE, sipas së cilës, në çdo vit rendit shtetet që prodhojnë më shumë grurë.
Primatin kryesor e mban shteti i Kinës, për vite me radhë. Sipas statistikave, Kina është e para me 134.3 milionë tonë grurë vetëm për një vit, shkruan albinfo.ch.
Vendin e dytë e zë shteti i Indisë, me sipërfaqën më të madhe të tokave të mbjellave me grurë në botë, por me rendimente vjetore është e dyta, pas Kinës, për shkak të klimës, me 107.6 milionë tonë grurë në një vit.
Rusia, shteti që tani më i ka shpallur luftë Ukrainës, është shteti i tretë që prodhon më shumë grurë, me 85.9 milionë tonë.
Vlen të theksohet se ky shtet është eksportuesi më i madh i këtij produkti në Evropë dhe sanksionet e vendosura të shteteve të BE-së drejt Rusisë, do ta bëjë më të ndjeshme çmimin dhe krizën e miellit në tërë Evropën me ndalimin e eksportit.
SHBA dhe Kanada janë në vendet 4 dhe 5, ndërkohë shtetet evropiane, si Franca, Ukraina, Gjermania dhe Turqia janë në top 10 e parë të rendimenteve më të larta të grurit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












