Koronavirusi: çast pas çasti
Kush do të vaksinohet në fillim?
Prej muajsh SHBA vazhdon të kryesojë në botë për nga numri i infektimeve me koronavirus, me më shumë se 13.5 milionë raste nga totali prej 63.3 milionë rastesh në të gjithë botën
Një ekip ekspertësh të pavarur të cilët këshillojnë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) votuan në një takim publik të martën që punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe banorët e institucioneve të kujdesit afatgjatë të jenë të parët që do të marrin vaksinën e shumëpritur të koronavirusit.
Në SHBA, punonjësit shëndetësorë kapin shifrën prej rreth 21 milionë dhe janë njerëzit më të ekspozuar ndaj koronavirusit. Banorët e institucioneve të kujdesit afatgjatë janë rreth 3 milionë.
Shumica e njësive juridike shtetërore dhe lokale shpresojnë të jenë në gjendje t’i vaksinojnë punonjësit e tyre të kujdesit shëndetësor brenda tre javësh nga marrja e dozës së parë të një vaksine për COVID-19n, tha një zyrtare e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve gjatë një takimi të komisionit këshillues të martën, raporton Zëri i Amerikës.
Nancy Messonnier, drejtore e Qendrave Kombëtare të CDC për Imunizimin dhe Sëmundjet e Frymëmarrjes, foli gjatë një takimi të Komitetit ku u diskutua se cilat grupe duhet të marrin të parat vaksinat pasi ato të vihen në dispozicion, ndoshta në dhjetor, përcjell albinfo.ch.
FDA-ja po shqyrton një kërkesë të kompanisë Pfizer për dhënien e autorizimit për përdorimin e vaksinës së saj kundër COVID-19. Kompania tjetër amerikane Moderna njoftoi të hënën se ka aplikuar gjithashtu për të marrë një autorizim për përdorimin e vaksinës së saj.
CDC-ja kishte rekomanduar më parë që punonjësit e shëndetësisë, që punojnë në vijën e parë të frontit dhe personeli i tyre ndihmës të marrin dozat e para të vaksinave. CDC-ja gjithashtu tha se banorët e shtëpive të të moshuarve dhe institucioneve të tjera të kujdesit afatgjatë duhet të jenë ndër të parët që të vaksinohen.
Disa orë pas njoftimit të kompanisë Moderna, Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar tha se agjencia do të njoftojë vendimin rreth një javë pas vendimit lidhur me aplikimin e Pfizer-it.
Dr. Larry Corey i universitetit të Uashingtonit, i cili udhëheq provat klinike mbi vaksinat në SHBA, ka thënë se pasi të miratohen vaksinat e kompanive Pfizer e Moderna, ato mund të prodhojnë 50 milionë doza në janar.
Komisionit këshillimor mblidhet një ditë pasi në SHBA u raportuan rreth 139 mijë raste të reja me koronavirus dhe 826 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Prej muajsh SHBA vazhdon të kryesojë në botë për nga numri i infektimeve me koronavirus, me më shumë se 13.5 milionë raste nga totali prej 63.3 milionë rastesh në të gjithë botën. Që nga fillimi i pandemisë në SHBA kanë vdekur mbi 268 mijë njerëz si pasojë e COVID-19-s, të dhëna këto të universitetit Johns Hopkins, që raporton 1.47 milionë vdekje në të gjithë botën.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










