Lajme
Kush do të preket më shumë nga heqja e procedurës së përshpejtuar për nënshtetësinë gjermane?

Kancelari aktual, Friedrich Merz (CDU), e kishte paralajmëruar këtë ndryshim në fillim të prillit, duke deklaruar:
“E ashtuquajtura ‘natyralizim turbo’ pas tre vjetësh nuk do të ndodhë më. Marrja e nënshtetësisë do të jetë e mundur vetëm pas pesë vjetësh.”
Procedura e përshpejtuar u prezantua në mesin e vitit 2024 si pjesë e një reforme të gjerë të ligjit për nënshtetësinë në Gjermani. Reforma lejoi gjithashtu që shtetasit jashtë BE-së të mund të bëhen qytetarë gjermanë dhe të mbajnë njëkohësisht edhe nënshtetësinë e tyre të mëparshme gjë që më parë ishte e mundur vetëm për qytetarët e BE-së.
Kjo reformë uli gjithashtu kërkesën standarde për qëndrim nga tetë në pesë vjet për shtetasit jashtë BE-së.
Sipas rregullave të vitit 2024, të huajt që kishin arritur “status të veçantë integrimi” mund të aplikonin për nënshtetësi pas vetëm tre vitesh qëndrimi në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Ende nuk ka të dhëna të sakta se sa persona kanë aplikuar apo janë kualifikuar për këtë rrugë të përshpejtuar, pasi statistikat për vitin 2024 nuk janë publikuar ende nga Zyra Federale e Statistikave (Destatis).
Për t’u kualifikuar, aplikantët duhet të provonin njohuri të gjuhës gjermane në nivelin C1, performancë të lartë në punë ose studime, si dhe angazhim në shoqëri përmes punës vullnetare.
Çfarë konsiderohet “status i veçantë integrimi”?
Përveç njohurive të avancuara të gjuhës, aplikantët mund të kenë nevojë të ndjekin kurse integrimi. Gjithashtu, punësimi i qëndrueshëm dhe arritjet profesionale janë elementë të rëndësishëm.
Vendimi për aplikimet merret nga Zyra Gjermane për Migracionin (Landesamt für Einwanderung). Por përfundimi i një kursi integrimi, diploma të fituara në Gjermani, dhe përfshirja në punë të qëndrueshme janë faktorë që ndikojnë pozitivisht.
Vullnetarizmi në organizata bamirësie apo arritje të jashtëzakonshme profesionale ndihmojnë gjithashtu.
Herbert Brücker nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB) i tha gazetës Rheinische Post se heqja e kësaj rruge të përshpejtuar do të “zvogëlojë motivimin për ardhjen e profesionistëve të kualifikuar në Gjermani.”
“Nënshtetësia pas tre vitesh u aplikua kryesisht për emigrantët me arsim dhe të ardhura të larta,” tha ai.
Megjithatë, pavarësisht që koalicioni aktual ka deklaruar se synon të tërheqë punëtorë të kualifikuar për të përballuar mungesën serioze të fuqisë punëtore, retorika e liderëve konservatorë fokusohet më shumë në shtrëngimin e rregullave të migracionit.
“Heqja e kësaj mundësie ndikon pikërisht te grupi i njerëzve që ne duam t’i tërheqim,” shtoi Brücker.
Por Winfried Kluth, kryetar i Këshillit të Ekspertëve për Integrim dhe Migracion (SVR), e mbështeti vendimin duke thënë se ai “korrigjon perceptimin se marrja e nënshtetësisë gjermane është bërë tepër e lehtë.”
Sipas tij, disa persona mund të merrnin nënshtetësinë para se të kualifikoheshin për leje qëndrimi të përhershëm çka nuk është në përputhje me logjikën ligjore të natyralizimit.
E-Diaspora
-
Mërgimtari ecën 1900 km nga Gjermania në Kosovë për një kauzë humanitare Pas 42 ditësh rruge, pas mijëra kilometrave nën këmbë, më në fund Arbert Lubeniqi mbërriti aty...
-
Pak para Evropianit, Riola Xhemaili rikthehet në ekipin kombëtar të Zvicrës
-
Shoferët e autobusëve nga Kosova shpëtojnë kompaninë gjermane të transportit
-
Dy ansamble të këngëve dhe valleve nga Kosova vizitojnë Austrinë
-
Esma Fera drejt doktoraturës pa master, konsiderohet një talente e jashtëzakonshme
Jeta në Austri
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji qershor Nga pragjet e reja të taksave te pushimet shkollore, lidhjet e zgjeruara të fluturimeve dhe festivalet...
-
Austri: Çmimet e shtëpive arritën mesatarisht 2,709 €/m² në 2024-ën
-
Dita Botërore kundër duhanit: 1.5 milionë austriakë pinë duhan çdo ditë
-
Dy ansamble të këngëve dhe valleve nga Kosova vizitojnë Austrinë
-
Austria ndalon martesat nën moshën 18 vjeç dhe ato mes kushërinjve