Lajme
Kush do të jenë ministrat e ri në kabinetin e kancelarit Olaf Scholz?
Kancelari i ri i Gjermanisë Olaf Scholz prezantoi kabinetin e ministrave të cilët do të formojnë qeverinë e re dhe do të betohen më 8 dhjetor.
Emrat e ministrave u konfirmuan në bazë të marrëveshjes së arritur mes tri partive të koalicionit qeverisës. Qeveria e re synon të modernizojë ekonominë më të madhe të Evropës, të shtojë përpjekjet kundër ndryshimeve klimatike dhe të prezantojë politika sociale më liberale.
“Ne po shkojmë drejt një qeverie të re të fortë, me një kabinet shumë të fortë dhe të larmishëm”, u shpreh bashkudhëheqësja e të Gjelbërve, Annalena Baerbock, e cila do të jetë e para grua që do të drejtojë Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Në mes të pandemisë me shumë interes pritej emri i ministrit të ri të Shëndetësisë. Në krye të kësaj detyre Scholz zgjodhi Karl Lauterbach, një epidemiolog dhe ligjvënës i njohur në media, të cilit i mungon përvoja ekzekutive, por ka qenë një nga zërat më të spikatur të Gjermanisë që kërkon kujdes dhe masa të rrepta kundër COVID-19.
Nancy Faeser, një avokate që drejton degën e partisë në shtetin qendror të Hesse, është një zgjedhje e papritur. Ajo do të jetë ministrja e parë grua që do të mbulojë Ministrinë e Brendshme. Faeser tha se fokusi kryesor do të jetë lufta kundër ekstremizmit të djathtë, të cilin e cilësoi “kërcënimin më te madh” për vendin.
Ministrja e re e Mbrojtjes është ministrja në largim e Drejtësisë, Christine Lambrecht. Zëvendëskancelari i Scholz do të jetë Robert Habeck, i cili drejton të Gjelbërit së bashku me Baerbock. Ai do të drejtojë një ministri të Ekonomisë dhe Klimës.
Cem Ozdemir, i cili do të jetë ministër i Bujqësisë, është ministri i parë federal me origjinë turke.
Lideri i Demokratëve të Lirë, Christian Lindner, zgjidhet ministër i Financave.
Scholz kishte premtuar një kabinet të balancuar gjinor duke theksuar se zgjedhjet e partisë së tij pasqyronin faktin se gratë duhet të “kishin gjysmën e pushtetit”.
Drafti i marrëveshjes së koalicionit që do të qeverisë Gjermaninë në katër vjetët e ardhshme përmban disa risi sa i përket Ballkanit Perëndimor, duke premtuar më shumë mbështetje për anëtarësimin e 6 shteteve të rajonit.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












