Kosova
Kurti: Unë kryeministër, ose shkojmë në zgjedhje të reja
Në lidhje me Vjosa Osmanin, Kurti shprehu vlerësimet e tij
Fituesi i zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit në Kosovë, Albin Kurti, tha se sheh vetëm LDK-në si pjesë të koalicionit për të formuar qeverinë dhe nëse kjo marrëveshje nuk arrihet, atëherë do të ketë zgjedhje të tjera. Albin Kurti, i ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në News 24, tha se Kryeministër do të jetë ai dhe në qeveri Vetëvendosja, ose vendi do të hyjë sërish në zgjedhje.
“Është destin yni që ne të qeverisim bashkë me LDK-në. Nuk ka mundësi tjetër. Ose Vetëvendosje në Qeveri dhe unë Kryeministër i ri, ose zgjedhje të parakohshme. Unë nuk kam frikë nga zgjedhjet”, tha Kurti, i cili shtoi se ka një bashkëpunim shumë të mirë me LDK-në, e ka pasur që në opozitë dhe shpreson që ta reflektojë edhe në qeverisje. Ai shpreson se do të bëjnë një harmonizim të programeve të tyre për të formuar një koalicion të mirë qeverisës.
Në lidhje me Vjosa Osmanin, Kurti shprehu vlerësimet e tij, por tha se ende nuk është arritur një dakordësi për ndarjen e posteve qeverisëse.
“Kandidatura dhe fushata e Vjosa Osmanit i ka inkurajuar shumë vajza që të merren me politikë. E falenderoj për këtë dhe dua të bashkëpunoj me të në çdo kapacitet që ajo dëshiron. Nuk kemi ende një harmonizim të programeve për të ndarë dhe detyrat e posteve qeverisëse. Me LDK-në deri më tani kemi dakordësuar që të kemi 12 ministri, që të kemi vetëm një ministër serb dhe që të kemi 30% gra”, tha Kurti, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










