Kosova
Kurti në Gjermani, takohet me personalitete të rëndësishme
Kurti ka zhvilluar takime të ndryshme me deputetët e Bundestagut gjerman
Në kuadër të vizitës dyditore që është duke e bërë në Berlin, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka takuar këshilltarin kryesor për politikë të jashtme dhe siguri të kancelares Merkel, Jan Hecker, ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Jens Uwe Plötner, si dhe dy deputetët e SPD-së, Fritz Felgentreu dhe Nils Schmid.
Kurti përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka shkruar se në takimet e zhvilluar ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Gjermani si dhe për sfidat e ardhshme të Qeverisë së re.
“Në ditën e dytë të qëndrimit në Berlin takova këshilltarin kryesor për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelares Merkel, z. Jan Hecker. Më pas vizitova edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë për takimin me z. Jens Uwe Plötner, Drejtor Politik. Ndërkaq, në Bundestagun gjerman takova dy deputetë të SPD-së, z. Fritz Felgentreu dhe z. Nils Schmid.
Në të gjitha këto takime diskutuam për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Gjermani, si dhe për sfidat e qeverisë së ardhshme në fushat e drejtësisë, ekonomisë, integrimeve evropiane dhe të dialogut me Serbinë. Kosova te Gjermania e ka partnerin e mirë për shtetndërtim demokratik, sundim të ligjit dhe zhvillim të gjithëmbarshëm”, ka shkruar Kurti.
Po ashtu gjatë ditës së djeshme Kurti ka zhvilluar takime të ndryshme me deputetët e Bundestagut gjerman, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut Kevin Mato mbrojti doktoraturën në Universitetin Teknik të Mynihut në fushën e kompjuterikës kuantike... -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









