CH-Ballkani
Kurti për “Der Standard”: Thaçi ka frikë nga burgu, zgjedhje të parakohshme
Ai u dërgon sinjal edhe shteteve, të cilat nuk na kanë njohur, se kufijtë tanë diçka nuk përputhen dhe se duhet të ndryshohen. Kurti beson se ky propozim i presidentit vjen pasi “ai ka frikë nga burgu”, përcjell albinfo.ch
Prestigjiozja austriake “Der Standard” ka shkruar për opozitën kosovare, e cila i ka dërguar një letër kundërshtuese për ndarjen e Kosovës, shefes së politikës së jashtme europiane, Federica Mogherini. “Shprehim pakënaqësinë e thellë” me presidentin Hashim Thaçi, i cili nuk përfaqëson qytetarët dhe vepron kundër ligjit, përcjell albinfo.ch. Në letër po ashtu shkruan se ndryshimi eventual i kufijve do të kishte “domino efekt” në gjithë rajonin, gjë që do shpiente në destabilizim.
“Idetë e tilla..më përpara janë hedhur nga nacionalistët në Serbi, të cilët provokuan luftë. Kjo mund të ketë pasoja të rrezikshme dhe tragjike”, thuhet në letrën e opozitës.
Kthehemi në vitin 2007
Shefi i opozitares Vetëvendosja, Albin Kurti, për “Der Standard” ka theksuar se “një pjesë e dëmeve tashmë veç është shkaktuar, sepse me propozimin e tij Thaçi e ka çuar Kosovën pas në vitin 2007, kur akoma nuk ishte shpallur pavarësia”.
Ai u dërgon sinjal edhe shteteve, të cilat nuk na kanë njohur, se kufijtë tanë diçka nuk përputhen dhe se duhet të ndryshohen. Kurti beson se ky propozim i presidentit vjen pasi “ai ka frikë nga burgu”.
Në fund Kurti sheh si opsion zgjedhjet e parakohshme dhe demonstrata.
“Nuk jam kundër dialogut me Serbinë, por kundër dialogut pa principe”, thotë nacionalisti i majtë. “Fillimisht duhet ta vlerësojmë dialogun dhe marrëveshjet e tanishme”.
Njohja reciproke e diplomave nuk është aplikuar akoma.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













