Kosova
Kurti për BBC: Bisedimet e vështira, por rezultatet e kënaqshme
Kurti falënderoi për punën e zellshme Shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, ndërmjetësuesin e dialogut Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.
Pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë mbi lëvizjen e qytetarëve të të dyja vendeve, kryeministri Albin Kurti ka folur në një intervistë për BBC, ku ka thënë se bisedimet nuk kanë qenë të lehta, përcjell Albinfo.ch.
Ai ka thënë se, megjithatë, rezultatet janë të kënaqshme.
“Po, ne kemi pasur bisedime në Bruksel që nuk kanë qenë të lehta, por rezultatet janë të kënaqshme, sepse tani kemi reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë në kuptimin e lëvizjes së lirë, për qytetarët e të dyja vendeve”, ka thënë Kurti.
Tutje ai falënderoi për punën e zellshme Shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, ndërmjetësuesin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“E falënderoj Borrellin, Lajçakun dhe Escobarin për punën e zellshme në Prishtinë dhe Beograd, në të njëjtën kohë i falënderoj qytetarët e Kosovës për mbështetjen”, tha Kurti.
Teksa foli për “tensionet” që ndodhën një muaj më parë në veri të vendit lidhur me zbatimin e reciprocitetit, kur Qeveria e Kosovës vendosi me kërkesën amerikane të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator, kryeministri ndër të tjera u shpreh se janë bindur të gjithë se çfarë është bërë nuk është ilegale.
Ai foli edhe për afatin që iu është dhënë serbëve që të pajisin automjetet e tyre me targa të Kosovës.
“U kemi dhënë qytetarëve serbë dy muaj kohë për t’u pajisuar me targat e Republikës së Kosovës. Shpresoj që deri në tetor s’do të shohim automjete me targa që s’janë valide”, u shpreh ndër të tjera Kurti./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









