Kosova
Kurti në vetizolim
Kryeministri në detyrë i Kosovës e ka bërë të ditur vetë lajmin në rrjete sociale
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është vetë izoluar, ka njoftuar ai në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.
Kurti ka shkruar në Facebook se një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19.
“Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin. Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE”, ka shkruar kryeministri i Kosovës.
Kurti ka shkruar se do t’i kryejnë punët nga largësia me përkushtimin e njejtë.
“Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin Shpresim Sadiku doktoron me sukses në TU Berlin, me kërkim inovativ në Inteligjencën Artificiale... -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri











