Kosova
Kurti në panairin e teknologjisë e industrisë në Gjermani, flet për mundësitë e investimeve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë dhe Teknologjisë, “Hannover Messe 2025”. Gjatë vizitës së tij, ai ka inspektuar stendat dhe pavijonet e disa prej kompanive më të njohura në botë, si Bosch Rexroth, Festo, Siemens, Aleph Alpha, SAP dhe Schneider Electric.
Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, Albin Kurti ka pasur mundësinë të takohet me përfaqësuesit e këtyre kompanive dhe të njihet nga afër me punën e tyre në fushën e teknologjisë inteligjente të prodhimit, automatizimin industrial dhe ekosistemet digjitale, transmeton albinfo.ch.
Një nga momentet kryesore të vizitës ishte takimi me drejtorin ekzekutiv të Bosch Rexroth, Steffen Haack. Në margjina të panairit, kryeministri Kurti u mirëprit gjithashtu nga drejtori ekzekutiv i Deutsche Messe, Jochen Köckler, organizator i ngjarjes.
“Ata diskutuan mbi realizimin e një projekti të përbashkët vitin e ardhshëm dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me Panairin e Hannover Messe,” thuhet në komunikatën zyrtare.
Kryeministri u shoqërua gjatë vizitës së tij nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, dhe këshilltarja politike, Fëllanza Podrimja.
Panairi “Hannover Messe 2025” zhvillohet nga data 31 mars deri më 4 prill, nën moton “Shaping the Future with Technology”. Për të dytin vit radhazi, Kosova është e pranishme me biznese të ndryshme, të mbështetura nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe agjencia KIESA. Qëllimi kryesor i pjesëmarrjes është promovimi i kompanive vendore dhe krijimi i mundësive të reja për eksport në tregjet ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari Një konflikt mes shqiptarësh ka ndodhur në Itali, ku një ka humbur jetën dhe një tjetër...
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
-
Gjermani: Spektakël nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme