Kosova

Kurti nderohet me medalje në SHBA

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nderuar nga Senati i Iowas.

Në një ceremoni të organizuar atje, Kurti u dekorua me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas.

Nga senatori Zach Nunn, ai pranoi medaljen me këtë motivacion:

Me kërkesë të senatorit nga Qarku Polk, Zach Nunn, Senati njeh dhe dekoron Kryeministrin Albin Kurti me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iouas. Kjo dekoratë, e projektuar nga senatori Zach Nunn, është një kryq maltez për qëndrueshmërinë e karakterit, e zbukuruar me stemën e shtetit të Iouas dhe e shënjuar me pikën referuese të Iouas, Kapitolin, që simbolizon përkushtimin ndaj shërbimit.