Kosova
Kurti kërkon konsensus për dialogun me Serbinë
“Ekonomia e Kosovës është shkatërruar si pasojë e Serbisë, si nga lufta, por edhe mbas luftës”, kështu ka thënë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për medie, në të cilën ka folur për kërkesat ndaj Serbisë, për të cilat subjektet politike mund të bëhen bashkë në Kuvend për konsensus për përpilimin e një liste, ku Serbisë i kërkohet njohja e pavarësisë si dhe zbulimi i personave të pagjetur në Kosovë, shkruan Albinfo.ch
Kurti ka thënë se ky do të duhej të ishte hapi i parë i përgatitjes për bisedime me Serbinë. “Nuk mund të pajtohemi me Serbinë nëse nuk pajtohemi me njëri-tjetrin rreth këtij raporti”, ka thënë Kurti.
Ai është shprehur optimist, duke thënë se partitë politike mund ta ndërtojnë konsensusin parlamentar dhe qeveritar për kërkesat ndaj Serbisë.
Kurti përmendi të gjitha dëmet që, sipas tij, Serbia ia ka shkaktuar Kosovës, duke thënë se ajo po vazhdon ende të shkaktojë dëme të pariparueshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













