Kosova
Kurti: Drejtësi për viktimat e masakrës në Krushë të Madhe
“Ne nuk përcaktojmë datë të fundit për dhënien e drejtësisë, por jemi të bindur që për këtë duhet të punojmë shumë dhe shpejtë”, tha Kurti
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në shënimin e 23-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe ku forcat serbe vranë mbi 240 persona, përfshirë edhe gra e fëmijë.
Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij tha se janë duke u angazhuar në vijimësi për të sjellë drejtësi për të gjithë viktimat e luftës në Kosovë.
“Ne nuk përcaktojmë datë të fundit për dhënien e drejtësisë, por jemi të bindur që për këtë duhet të punojmë shumë dhe shpejtë. Ne duhet të ecim shpejt në vlerësimin e sakrificës sonë, dhe të angazhohemi shumë për drejtësi për ne”, tha Kurti, raporton rtklive-com
Masakra e kryer në Krushë të Madhe që la 241 viktima, dhe e cila ndodhi mu në fillim të bombardimeve të NATO-s, sot me gjithë forcën që e kemi parë për ta përballuar, nuk e ka zhdukur dhimbjen. Ajo nuk ka diçka që është e tejshkuar e jonë e largët, por veçse pjesë e realitetit tonë të përditshëm, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në tubimin përkujtimor në shënim të 23-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe.
Ai theksoi se të gjithë së bashku, qeveria dhe qytetarët, duhet të vendosen në të njëjtin parim e në të njëjtën sjellje. Na duhet të realizojmë një shtet që e llogarit ndërtimin e vet në radhë të parë mbi drejtësinë për viktimat e Kosovës, tha kryeministri. Duke u drejtuar grave të zonja nga Krusha, ai tha se sakrificat e mosdorëzimi i tyre, gjetja e shpresës në thelb të dhimbjes janë mësim jete për të gjithë ne. Që jeta do të jetojë dhe e drejta do të fitojë është mësimi që na e japin gratë e Krushës, tha kryeministri Kurti.
Kryeministri tha se kjo është historia jonë që na obligon shumë të gjithë neve, për kujdes e solidaritet dhe sidomos për kujtesë të fortë, ndërsa shtoi se nuk mund të harrojmë asnjë dhe asgjë. U detyrohemi përjetësisht, për jetë të jetëve, tha kryeministri. Duke kujtuar se një prej të zhdukurve me dhunë nga ky vend është një nga njerëzit më të mençur në trojet shqiptare: Ukshin Hoti, kryeministri tha se është e lartë dhe e vështirë t’i rikthesh Krushës së Madhe drejtësinë për Ukshin Hotin.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kujtoi gjithë të vrarët duke thënë që serbët kanë shkelur në mënyrë sistematike të drejtat e njeriut, ndërsa shtoi që dhimbjet do të pakësohen kur të zbardhet fati i të pagjeturve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës Samiti zhvillohet nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama... -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë -
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë -
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të... -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz -
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026










