Koronavirusi: çast pas çasti
Kur konsideroheni i shëruar plotësisht nga COVID-19?
Studimi i fundit nxjerr të dhëna befasuese
Pothuajse tre të katërtat e pacientëve kanë pasur simptoma të koronavirusit edhe tre muaj pas shërimit. Kështu thuhet në një raport të publikuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Studimi ka marrë në vëzhgim 110 pacientë të “North Bristol NHS Trust”, pjesë e projektit “Discover”, dhe kishte për qëllim të identifikonte efektet afatgjata të virusit, të ashtuquajtura “COVID-i i gjatë”.
Nga verifikimet, nga 110 pacientë, 81 prej tyre, pra pothuajse 74% përjetuan simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje, lodhje e tepërt, dhimbje muskulare edhe pas 12-javësh.
Megjithëse shumica ishin shëruar nga simptomat fillestare, si ethet, kolla dhe humbja e nuhatjes e shijes, ata ende vazhdonin të ndiheshin të këputur dhe nuk ishin në gjendje të bënin edhe gjërat bazike për veten, si larja dhe veshja, pa folur pastaj për të shkuar në punë.
“Ende ka shumë gjëra që nuk i dimë për efektet afatgjata të koronavirusit, por ky studim na ka dhënë një pasqyrë të re jetike se me cilat sfida mund të përballen pacientët në shërimin e tyre dhe do të na ndihmojë të përgatitemi për ato nevoja”,-tha Dr. Rebecca Smith, nga “North Bristol NHS Trust”.
Francisco Garsia, 31 vjeç, qëndroi në spital plot 4 muaj pas infektimit me Covid-19, dhe u rikthye në shtëpi, në Los Angeles, më 19 gusht
Projekti “Discover” rekrutoi 163 pacientë për studimin, 19 prej të cilëve ndërruan jetë. Pjesa tjetër u thirr për një kontroll pas tre muajsh dhe 110 prej tyre pranuan të ishin pjesë.
Dr. David Arnold, i cili drejtoi projektin “Discover”, tha se studimi përshkroi “atë që shumë pacientë me koronavirus na kanë thënë: kanë ende probleme me frymëmarrjen, ndihen shumë të lodhur dhe vuajnë nga pagjumësia për muaj të tërë pas shërimit”.
“Megjithatë, anomalitë në rrezet X dhe testet e frymëmarrjes janë të rralla në këtë grup”, shton ai. “Puna e mëtejshme në projektin “Discover” do të na ndihmojë të kuptojmë si mund t’i ndihmojmë të sëmurët që vuajnë për një kohë të gjatë pasojat nga koronavirusi”.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës Arsyet e ikjes së mantelbardhëve janë të shumta, por ato kryesisht lidhen me çështjet financiare, deri... -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit -
Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake -
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











