Lifestyle
Kur këndon Lauresha
Lauresha Ramadani, këngëtarja shqiptare me prejardhje nga Kërçova, jeton në Zvicër. Këtu dhe atje ajo ka shënuar një varg suksesesh

E njohur në Kërçovë, ku është lindur dhe rritur, këngëtarja Lauresha Ramadani ka vazhduar sukseset edhe në Zvicër, ku jeton prej disa vjetësh. Me pasionin e saj për muzikën ajo që në moshën 7-vjeçare mëson fyellin. Që atëherë, me inkurajim të mësueses, pasioni i saj për muzikën merr hov dhe është prezent edhe sot.
Lauresha ka jetuar pjesën më të madhe të jetës në Kërçovë, ku edhe filloi veprimtaritë e saj të para si këngëtare. Ajo në moshën 9-vjeçare ka marrë pjesë në Festivalin “Pëllumbat e Artë” në Kërçovë dhe në vazhdimësi u bë pjesë e këtij festivali 4 vjet me radhë, duke rrëmbyer çmimin e parë dhe atë të publikut.
Lauresha gjithashtu ka marrë pjesë në manifestime të ndryshme që organizoheshin në qytetin e saj dhe më pas, edhe në televizionet e Maqedonisë Veriore, kryesisht në emisione për fëmijë.
Kënga e saj, më e klikuara
Pasi mbaroi gjimnazin në Kërçovë, me inkurajim të madh nga shoqëria dhe familja ajo vendosi të marrë pjesë në spektaklin madhështor “The Voice of Albania 3” në Shqipëri, nga e cila u veçua për duetin e saj me Benjaminin, me këngën “See beneath your beautiful”, i cili veçohet si dueti më i klikuar i sezonit të tretë në “Youtube”.
Në vitin 2014, Lauresha Ramadani publikon videoklipin “Skinny Love”, ku bashkëpunoi me produksionin Britaniko-Shqiptar “Sebastian Production”. Një vit më pas, Lauresha Ramadani merr pjesë në “Top Fest 12” me këngën “Veshur Me Tradhëti”. Gjithashtu në vitin 2015, Ramadani publikon videoklipin “Pa Limit”. Një vit më pas, Lauresha publikon videoklipin “Bang Bang”, në bashkëpunim me Stefi Prifti & Endri Prifti.
Një varg këngësh dhe suksesesh
Viti 2016 ishte i suksesshëm për të, pasi publikoi edhe këngën “Letra”.
Para dy vjetëve, ajo publikon videoklipin “Nalu Pak”. Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, teksti u shkrua nga Elinel, Lauresha Ramadani, Sant, Marly (Almir Leka). Më 2017, Sant & Marly publikojnë videoklipin “Hola”, në bashkëpunim me Lauresha. Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, teksti u shkrua nga Lauresha Ramadani, Sant, Marly (Almir Leka).
Në prill të këtij viti, Lauresha publikon videoklipin “Ku Ishe Ti?”, në bashkëpunim me Olsi Bylykun. Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, ndërsa teksti u shkrua nga Lauresha Ramadani & Olsi Bylyku.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor