E-Diaspora
Kur Franca e madhe i gëzohet fitores ndaj Shqipërisë së vogël
Tifozët francezë kanë pritur krahëhapur tifozërinë shqiptare dhe gjatë gjithë kohës të dyja tifozëritë i kanë kënduar në kor idhullit të tyre, Lorik Canës, i cili për shumë vite ka qenë edhe kapiten i ekipit të Marsejit
Loja e dytë e Shqipërisë e zhvilluar mbrëmë në stadiumun Velodrom në Marsej ishte treguesi më i mirë se Shqipëria, pavarësisht humbjes së pamerituar në minutat e fundit, është rritur dhe është e gatshme të përballet denjësisht me çdo ekip të Evropës.
Shqipëria me pak fat do të barazonte, loja ka mundur të dalë më mirë por fati nuk e deshti, thotë menjëherë pas lojës njëri nga tifozët e esë Shqipërisë.
Mos të harrojmë se kemi pasur një shtyllë, thotë Frashër Oseku, që kishte ardhur nga Suedia për të mbështetur Kombëtaren.
„Me rëndësi për mua është që mos të humbim 20 me 0. Kemi tregu që jemi europianë të qetë e që dimë të festojmë. Kaq!“, shprehet Oseku.
Tifozët francezë kanë pritur krahëhapur tifozërinë shqiptare dhe gjatë gjithë kohës të dyja tifozëritë i kanë kënduar në kor idhullit të tyre, Lorik Canës, i cili për shumë vite ka qenë edhe kapiten i ekipit të Marsejit.
Në grupin e tifozëve shqiptarë që kishin ardhur në Marsej, janë dukur motoristë e makina të shumta me targa të Shqipërisë. Kështu Gerhardi, Mario dhe Dritani kishin bërë rrugë me motorë nga Shqipëria enkas për këtë lojë, që siç thanë ata të japin më shumë emocion kur sheh që vendi është pjesë e një kompeticioni kaq të madh.
Se futbolli i kombëtares ka prekur ndjenjat e shqiptarëve edhe përtej kontinentit kjo nuk është e re, por kur tifozët vijnë që andej në mbështetje të kombëtares kjo i jep futbollit epitetin e sportit më entuziast në mbarë botën. Kështu Edmond Stephani me gruan dhe të bijën kishte ardhur nga Amerika për të parë dy ndeshjet e para të Kombëtares.
„Ka qenë entuziazëm i madh dhe shumë me kulturë. Ajo që më pëlqeu si me zviceranët e me francezët, tifozërinë e bëmë bashkë e pa dallime“, thotë Edmondi i cili kishte pritur gjatë gjithë jetës një kampionat futbolli me Shqipërinë pjesëmarrëse.
„Rrugëtime të këtilla kushtojnë shumë, por kjo njëherë ndodhë dhe ka 50 vjet që e pret kualifikimin, tregon e shoqja e tij, Edlira e cila bashkë me vajzën Kristinën thonë se kjo çfarë përjetojmë ne sot këtu , është tamam si të ishim në Tiranë.
Në sheshi pranë stadiumit Velodrom në Marsej kishte ardhu nga Shqipëria dhe poeti Llesh Deda me veshje e relikte të vjetra ilire me çka zgjonte kurreshtjen e shumë francezëve të cilët prisnin në radhë për të marrë një fotografi me të.
„Kam sjell flamurin e Arbërit, por edhe famurin francez“, thotë ai dhe vazhdon „ne gjatë gjithë rrugës kemi thënë viva Francë se topi në fund të fundit është top e s’bëhet më i madh, shprehet ai më zë të ulët duke qëndruar pranë relikteve të trashegimisë ilire të sjellura nga Shqipëria për t’ju treguar francezëve historinë e lashtë ilire.
„Francës i kam sjellë copëza të vogla nga historia e ilirëve, nga historia e vendëlindjes së Konstandinit të Madh“ thotë ai për Albinfo.ch.
Foto ekskluzive nga gazetari i albinfo.ch Bekim Dalipi, Marsej i Francës.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ekuipazhi i ‘Wizz Air’ akuzoi gabimisht pasagjerët për vjedhjen e telefonit të rojes së sigurisë Nga Londra në Tiranë: Shtyhet fluturimi me 90 minuta vonesë...
-
Po kërkohej nga Austria, arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës
-
Pas Berlinit, kori “Siparantumi” do të dhurojë spektakël në Tajlandë
-
Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë
-
Muaji maj, muaji i festivaleve për SH.K.A “Dardania” në Winterthur
Jeta në Austri
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj Nga rritja e çmimeve postare dhe rregullat e reja të banesave në Vjenë te rritja e...
-
Austri: 2500 vende të rezervuara për punëtorë sezonalë nga Ballkani Perëndimor
-
Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë