Koronavirusi: çast pas çasti
Kur do të jetë vaksina gati
Organet rregullatore shtetërore apo rajonale, me shumë mundësi do të harmonizojnë përpjekjet për të përshpejtuar miratimin e vaksinave të Covid-19 kur të disponohen, sipas shefes shkencore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Soumya Swaminathan.
Ajo shtoi se testimi i vaksinave për siguri dhe efikasitet, që zakonisht merr mbi 1 vit, mund të përshpejtohet në vetëm 6 muaj gjatë pandemisë, nëse të dhënat kënaqin rregullatorët.
Megjithatë, siguria do të jetë prioritet. ‘Ndërkohë që shpejtësia është e rëndësishme dhe e nevojshme.
Nuk mund të vijë me koston e kompromentimit e standardeve të sigurisë dhe efikasitetit”,- tha ajo.
Zyrtarja e OBH tha se vaksina e parë nuk do të injektohet menjëherë tek miliona njerëz pa zbuluar faktin nëse mbron me të vërtetë apo është e sigurtë për popullsinë e përgjithshme, transmeton Scan.
Ekzistojnë mbi 200 vaksina të Covid-19 në zhvillim, me dhjetra që ndodhen në prova njerëzore dhe disa që kanë hyrë në fazën përfundimtare drejt mijëra pacientëve, përcjell albinfo.ch.
Swaminathan përmendi vaksinën eksperimentale të Moderna, injeksionin e Oxfordit me AstraZeneca, kandidatin e firmës kineze Cansino si dhe projektin që po zhvillohet në Rusi.
Në mënyrë që rregullatorët të miratojnë një vaksinë, kompanitë do të duhet të ndjekin teste të pjesëmarrësve për muaj me radhë dhe të tregojnë se ka më pak infeksione tek njerëzit me vaksinë se tek ata që marrin placebo apo të ashtuquajturin testin e kontrollit.
“do donim një nivel sa më të lartë të mbrojtjes. Në 80-90% do të ishte fantastike”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











