Kosova
Kundërshtohet paralajmërimi i Presidentit të Kosovës për heqjen e taksës
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk mund të japë premtime të tilla për heqjen e taksës ndaj shtetit të Serbisë. Shala ka thënë se taksën e ka vendosur Qeveria e Kosovës me propozimin e tij si ministër dhe jo presidenti.
Edhe Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas deklaratave të fundit të presidentit Hashim Thaçi, ku ka përmendur edhe taksën. Ramadani, përmes llogarisë së tij në facebook, ka thënë se taksa ndaj Serbisë, nuk është vënë për t’u hequr, nëse rrethanat nuk ndryshohen.
“Taksa 100 përqind nuk është vënë për t’u hequr, pa ndryshuar plotësisht rrethanat. Njohja e Serbisë për shtetin e Kosovës, sipas 17 shkurtit 2008, hap mundësinë për të diskutuar, jo anasjelltas. Siguria Kombëtare nuk vihet në kalkulime”, përcjell albinfo.ch
Në një përgjigje me shkrim për The Washington Post, të premten, Presidenti Thaçi ka thënë se është “i gatshëm të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse një rrugë e qartë për të vazhduar drejt arritjes së një Marrëveshjeje përfundimtare të Paqes me Serbinë, është e hapur për Kosovën”.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











