Fun
Ku është më së miri të uleni në aeroplan?
Pasagjerët që duan të shmangin shqetësimet gjatë turbulencave në aeroplan, duhet të rezervojnë një biletë në mes të avionit, këshillojnë ekspertët, shkruan albinfo.ch.
Turbulencat në aeroplan nuk janë të këndshme, sidomos për ata që kanë frikë nga fluturimi. Megjithatë, pasagjerët nuk dridhen në mënyrë të barabartë në të gjitha pjesët e avionit, kështu që ekspertët kanë këshilluar ku është më mirë për t’u ulur që t’i djejnë më pak turbulencat.
“Në fakt, lëvizjet më pak ndjehen në mes të avionit”, shpjegon profesori Andreas nga Instituti Shtrohmaer për Aerodinamikën në Universitetin e Shtutgartit, përcjell albinfo.ch.
Dridhje ka më së paku në vendet ku krahët janë të ngjitur në trupin e aeroplanit dhe pasagjerët të vendosur në mes të avionit kanë ndjenjën më të vogël se ka turbulenca.
Nga ana tjetër, shumica ndjejnë turbulencat në bishtin e avionit.
Ulja në bishtin e avionit është më pak e dëshirueshme gjatë fluturimit.
“Kur avioni ngritet, pasagjerët në fund do të ndjehen sikur po bien në një ashensor”, thotë Shtrohmaer.
Por, shtohet edhe pyetja kur ju jeni ulur në mes të avionit në qoftë se është më e mirë për të qenë afër dritares?
Për ata që kanë frikë të fluturimit, shpesh është më mirë për t’u ulur afër dritares, për të parë në horizont, e cila mund të lehtësojë ankthin, sepse sytë gjithashtu kanë një pikë në distancë. Prandaj, për ata që kanë frikë dhe ankth gjatë fluturimit ulja afër një dritareje në mes të avionit është zgjidhja më e mirë.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













