Shkurt.ch
Kthim me probleme i azilkërkuesve nigerianë
10vor10 ka treguar xhirime ku shihet një nigerian duke kundërshtuar dëbimin i cili, për pasojë, goditet nga polici zviceran

Që nga marsi i vitit të kaluar, të enjten janë kthyer me detyrim nga Zvicra në Nigeri azilkërkuesit e parë me status të papranuar. Siç dihet, në marsin e vitit 2010 një azilkërkues nigerian kishte vdekur në aeroportin e Cyrihut, derisa policia po provonte ta hipte në aeroplan.
Dje, përmes linjës së kompanisë Swiss janë transportuar për në Lagos të Nigerisë 19 azilkërkues të këtij vendi.
Sipas Entit Federal për Migracion, fluturimi ka rrjedhur pa probleme, ndonëse parapërgatitjet në vendin e pritjes nuk kishin qenë optimale.
Por, ndryshe e kanë regjistruar gazetarët rrjedhën e kthimit të nigerianëve në vendin e tyre. Magazina e lajmeve 10vor10 e televizionit publik zviceran ka treguar xhirime ku shihet një nigerian duke kundërshtuar dëbimin. Për pasojë, ai goditet nga polici zviceran.
Ndërkaq, policia kantonale e Cyrihut, thotë se kjo ka ndodhur vetëm pasi që azilkërkuesi më parë e kishte goditur policin.
E-Diaspora
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025” Kurorën e më të bukurës në Amerikë e “rrëmbeu” shqiptarja ...
-
SHBA: Vlora Gjeka nderohet me medaljen “Police Combat Cross”
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz