Kthehet në rigjykim grupi kosovar për tregti me drogë

Prokiuroria, në ankesën e saj ka theksuar se në disa nga pikat e padisë, gjykata nuk pati reaguar

Në vitin 2008, Gjyqi Federal për çështje penale i Zvicrës kishte gjykuar njërin ndër grupet më të mëdha të trafikuesve të drogës deri atëherë. Babai dhe dy djemtë e tij nga Kosova ishin objekt i këtij gjykimi, të cilëve u ngarkohej tregtia me mjete narkotike (rreth 1500 kg, në vlerë të 25 milion frangave).

Njëri nga djemtë kishte marrë dënimin prej15 vjet heqje lirie, vëllai tjetër dy vjet me kusht ndërsa babai ishte liruar si i pafajshëm.

Por ndërkohë, Prokuroria federale e ka hedhur edhe një herë lëndën në gjyq. Ajo, në ankesën e saj ka theksuar se në disa nga pikat e padisë, gjykata nuk pati reaguar. Njëra ndër to ishte edhe pika ku të paditurve, krahas veprave tjera, u ngarkohej edhe larja e parave. Kjo pikë ishte lënë anash për faktin se hetimi duhej deleguar jashtë Zvicrës, për çfarë gjykata nuk ishte treguar e gatshme.

Familjarët thuhet të kenë larë para dhe të kenë krijuar pasuiri të madhe në Kosovë. Tash, për përfundimin e lëndës nevojitet edhe pëlqimi i autoriteteve kosovare