Kosova
Kthehen kamionë me mallra nga Serbia dhe Bosnja
Dogana e Kosovës ka filluar me zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shkruan REL, përcjellë Albinfo.ch
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi është duke u aplikuar në të gjitha pikat kufitare.
Sipas tij, disa kamionë me mallra nga Serbia dhe Bosnja e e Hercegovina janë kthyer në momentin kur kanë kuptuar se taksa prej 100 për qind është duke u aplikuar.
“Kemi pasur deri tani 11 maune, të cilat janë kthyer, pjesa më e madhe e këtyre mauneve që janë kthyer kanë qenë për arsye se sipas deklaratave të tyre, nuk e kanë ditur që ka filluar aplikimi i kësaj takse. Ata, kur kanë arritur janë njoftuar dhe janë kthyer. Kemi pasur edhe raste kur disa kamionë janë kthyer për shkak se mallrat që kanë pasur, nuk i janë referuar Kosovës si shtet”, thekson Stavileci.
Qeveria e Kosovës të mërkurën ka marrë vendim që të rrisë në 100 për qind taksën doganore për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.
Rritja e taksës, pason vendimin paraprak të Qeverisë për vendosjen e një takse prej 10 për qind për prodhimet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Vendosja e kësaj takse ka nxitur reagimin e Bashkimit Evropian, përkatësisht përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, e cila ka kërkuar nga Kosova ta shfuqizojë menjëherë këtë vendim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











