Shkurt.ch
Kthehen dënimet me burg në vend të atyre me kusht dhe me gjobë
Kjo masë do të ketë efekt sidomos te të ashtuquajturit “turistë kriminelë”, për të cilët dënimi me gjobë dhe me kusht në fakt nuk paraqiste fare dënim
Në sistemin gjyqësor të Zvicrës po fiton tendenca për kthimin e më shumë dënimeve me heqje lirie në vend të dënimeve me kusht dhe me gjoba, që tashti janë në epërsi. Rreth 73 për qind të dënimeve të shqiptuara sot janë dënime me kusht të kombinuara me gjobë, të cilën të dënuarit e paguajnë më vone, vetëm nëse kryejnë një vepër penale brenda periudhës së caktuar.
Kritikët thonë se një sistemi të tillë i mungon segmenti i frikësimit dhe kështu nuk gëzon besimin te populli.
Duke ndjekur këtë disponim, parlamenti i Zvicrës planifikon që përparësinë që sot gëzojnë dënimet me gjobë në krahasim me atë me burg, ta heqin për dënimet më të vogla se 6 muaj heqje lirie. Me fjalë tjera, personat që kanë kryer delikte të lehta dhe të mesme duhet të dënohen me burg efektiv, përveç kur për ta ka rrethana “veçanërisht lehtësuese”. Me 181 vota pro dhe vetëm 13 kundër, Dhoma Nacionale e ka miratuar këtë ndryshim në mënyrë tejet bindëse.
Kjo masë e ashpërsuar do të ketë efektin e vet sidomos te të ashtuquajturit “turistë kriminelë”, për të cilët dënimi me gjobë dhe me kusht në fakt nuk paraqiste fare dënim. Kështu është shprehur në parlament deputeti i FDP/PLR, Christian Lüscher.
Partia Socialdemokrate, ndonëse e shikon me sy kritik kthimin e dënimeve të shkurtra me heqje lirie, megjithatë sheh hapësirë veprimi për ndryshimin e gjendjes së sotme, shkruan azonline.ch. Kështu, deputeti nga kjo parti dhe eksperti juridik Daniel Jositch ka thënë se ekzistojnë delinkuentë të cilëve dënimi me gjobë me kusht nuk u bën përshtypje.
Vetëm një pjesë e deputetëve të gjelbër janë ithtarë të ruajtjes së sistemit të tashëm. “Nuk ka dëshmi se sistemi që është në fuqi ka dështuar”, është shprehur Daniel Vischer nga kjo parti.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











